Analiza Postuar më 6 Prill 2026, 10:59

Individët paguajnë me karta, bizneset ende me çeqe/ Kush po e shtyn realisht digjitalizimin e pagesave në Shqipëri?

Nga Scan TV

Individët paguajnë me karta, bizneset ende me çeqe/ Kush po e

Individët po e shtyjnë sistemin bankar shqiptar drejt pagesave digjitale, ndërsa bizneset vijojnë të mbeten më të lidhura me instrumentet tradicionale. Kjo është panorama që del nga raporti vjetor për vitin 2025 nga Banka e Shqipërisë, sipas të cilit kartat janë kthyer në mjetin dominues të pagesave, ndërsa çeqet mbeten pothuajse tërësisht në përdorim të biznesit.

Të dhënat nga raporti tregojnë se në dekadën e fundit pesha e transfertave në letër ka rënë vazhdimisht, ndërsa pagesat me karta janë rritur deri në pozicionin kryesor në strukturën e pagesave. Në të njëjtën kohë, ndarja mes përdoruesve është e qartë, kartat dhe paraja elektronike dominohen nga individët, ndërsa çeqet mbeten në thelb instrument i biznesit.

Sipas raportit, rreth 67% e numrit total të pagesave nëpërmjet bankave gjatë vitit 2025 janë kryer me karta debiti dhe krediti, ndërsa 94% e pagesave me kartë i përkasin individëve. Po ashtu, pagesat me para elektronike përdoren vetëm nga individët, duke e kthyer këtë instrument në shenjën më të qartë të konsumatorit digjital.

Raporti tregon se ndryshimi nuk është vetëm te instrumenti, por edhe te kanali i përdorimit. Aplikacionet home banking ofrohen tashmë nga të gjitha bankat, ndërsa 66% e transfertave të kreditit kryhen në distancë. Gjatë vitit 2025, numri i pagesave përmes home banking u rrit me 23.2%, ndërsa llogaritë e aksesueshme në distancë u zgjeruan me 44.4%, duke arritur në 46.8% të totalit të llogarive të klientëve në banka.

Një tjetër sinjal i fortë i kësaj zhvendosjeje është përdorimi i kartës jo më si mjet për tërheqje cash, por si instrument pagese. Banka e Shqipërisë thekson se gjatë vitit 2025, për herë të parë kartat u përdorën kryesisht për kryerjen e pagesave, duke thyer modelin e mëparshëm të përdorimit të tyre kryesisht për tërheqje parash. Numri i pagesave me kartë u rrit me 27.5%, ndërsa përdorimi i tyre në POS në vend u zgjerua me 38.7% në numër dhe 26.9% në vlerë.

Individët paguajnë me karta, bizneset ende me çeqe/ Kush po eIndividët paguajnë me karta, bizneset ende me çeqe/ Kush po e

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat