Shqipëria Postuar më 17 Maj 2026, 10:24

“Të parët në rajon për prokurimet publike”, kryeministri Edi Rama: Na vlerëson BE

Nga SCAN TV

“Të parët në rajon për prokurimet publike”,

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria po vlerësohet pozitivisht nga Bashkimi Europian për progresin në fushën e prokurimeve publike, një nga kapitujt më të rëndësishëm të procesit të integrimit europian.

Sipas Ramës, vendi renditet i pari në rajon në të gjithë treguesit kryesorë të prokurimeve publike, ndërsa në disa indikatorë ka rezultate më të mira edhe se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian. “Kjo është një nga fushat ku Shqipëria shihet si e transformuar pozitivisht dhe vlerësohet me progres domethënës”, u shpreh kryeministri.

Ai solli si shembull nivelin e procedurave me një ofertues, ku Shqipëria rezulton me shifra më të ulëta se vendet e BE-së.“Ndërsa mesatarja e procedurave me një ofertues në vendet e BE-së është mbi 32%, në Shqipëri kjo shifër është 23.5%, ndërsa në prokurimet për punë publike zbret në 12%”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë e lidhi këtë progres me procesin e digjitalizimit të administratës dhe reformën për modernizimin e shtetit. “95% e shërbimeve që qytetarët kërkojnë nga shteti janë në platformën e-Albania. Nuk janë më radhët, nuk janë më ryshfetet për të kaluar radhën”, tha ai.

Rama theksoi se lufta kundër korrupsionit nuk lidhet vetëm me drejtësinë, por edhe me ndërtimin e sistemeve që reduktojnë kontaktin fizik dhe rrisin transparencën në administratë dhe në prokurimet publike.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat