Shqipëria Postuar më 17 Maj 2026, 10:23

Kryeministri Rama: Shqipëria hyn në një nivel tjetër bashkëpunimi në NATO

Nga SCAN TV

Kryeministri Rama: Shqipëria hyn në një nivel tjetër

Kryeministri Edi Rama Podkastin “Flasim” e nisi me vizitën zyrtare në Gjermani dhe Estoni, të fokusuara te integrimi europian, siguria euroatlantike dhe bashkëpunimi teknologjik.

Në Aachen të Gjermanisë, Rama mori pjesë në ceremoninë prestigjioze të Çmimit “Karli i Madh”, një nga vlerësimet më të rëndësishme europiane për personalitetet që kontribuojnë në bashkimin dhe të ardhmen e Europës. Gjatë kësaj ceremonie u nderua edhe ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi.

“Kisha kënaqësinë dhe nderin të jem sërish pjesë e grupit të miqve të nderit të ceremonisë prestigjioze të Çmimit të Karlit të Madh”, u shpreh kryeministri Rama.

Më pas, kreu i qeverisë udhëtoi drejt Tallinnit të Estonisë, ku mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Lennart Meri”, një nga forumet më të rëndësishme për sigurinë, diplomacinë dhe marrëdhëniet transatlantike.

Një nga momentet kryesore të vizitës ishte anëtarësimi zyrtar i Shqipërisë në NATO Cooperative Cyber Defence Centre of Excellence, strukturë e specializuar e aleancës në mbrojtjen kibernetike. “Një hap strategjik për vetë Shqipërinë si një nga kontributorët në sigurinë kibernetike të aleancës, e cila vendoset tanimë në një nivel tjetër bashkëpunimi brenda aleancës”, deklaroi Rama.

Sipas kryeministrit, bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Estonisë do të intensifikohet më tej në fushën e teknologjisë, digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale.

“Shqipëria shihet me respekt dhe miqtë estonezë ishin shumë të informuar për zhvillimet teknologjike dhe digjitale të Shqipërisë”, tha ai, duke shtuar se të dy vendet kanë interes për të rritur komunikimin dhe bashkëpunimin në sektorin e inovacionit.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat