Ekonomistë, juristë dhe inxhinierë, më të kërkuarit - Në 2 javë, AKPA liston mbi 1,000 vende pune për të pakualifikuarit

Në dy javët e para të muajit maj, tregu i punës ka shfaqur kërkesë të lartë si për profesionistë të kualifikuar, ashtu edhe për punonjës sezonalë. Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, janë shpallur 208 vende të lira pune nga subjekte private dhe institucione shtetërore për punonjës të kualifikuar.
Profesionet më të kërkuara rezultojnë ekonomistët, juristët, inxhinierët, mjekët, specialistët e marketingut, si edhe specialistë e drejtues në institucionet e pushtetit vendor. Kërkesa për profile të specializuara po mbetet e qëndrueshme, veçanërisht në administratë, shërbime dhe sektorin privat.
Por pjesën më të madhe të vendeve vakante vijojnë ta zënë profesionet që nuk kërkojnë kualifikim të lartë. Në total, rezultojnë mbi 1 mijë vende të lira pune për punonjës të pakualifikuar. Nisja e sezonit turistik ka rritur ndjeshëm nevojën për staf në qytetet bregdetare, ku bizneset e hotelerisë dhe shërbimit po përballen me mungesë të fuqisë punëtore.
Kamarierët kryesojnë listën e profesioneve më të kërkuara për sezonin veror, të ndjekur nga punonjësit e pastrimit të dhomave në hotele, kuzhinierët dhe ndihmëskuizhinierët. Ndërkohë, kërkesa mbetet e lartë edhe në sektorin e ndërtimit, ku kompanitë vijojnë të kërkojnë punëtorë ndërtimi dhe teknikë të terrenit.
Të dhënat tregojnë se tregu i punës po hyn në periudhën e pikut sezonal, ku sektori i turizmit dhe ai i ndërtimit mbeten motorët kryesorë të kërkesës për punësim.
Qumështi, a do të hapë kategorizimi dyert e eksporteve? - Zv.Ministrja Kika: Subjekteve u janë lënë afate për plotësimin e standardeve
Rreth 900 operatorë të biznesit në industrinë e qumështit do të kalojnë filtrin e standardeve, me qëllim që të përmbushin kërkesat e integrimit në BE, por......
Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin digjital dhe arsim
Kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate të përbashkët me kryeministrin e Estonisë Kristen Michal në Estoni, vlerësoi modelin estonez të zhvillimit......
Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mbrojtjen kibernetike
Shqipëria është tashmë zyrtarisht pjesë e NATO Cooperative Cyber Defence Centre of Excellence (CCDCOE), qendra e ekselencës së NATO-s për mbrojtjen......
29.3 mln euro nga shitja e energjisë/ Janar-prill, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare zhvillon dhjetra procedura
4-mujori i parë i vitit ka rezultuar pozitiv në drejtim të prodhimit të energjisë, duke bërë që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare të zhvillojë disa......
A do të jetë e ardhmja pa cash në struktura hoteliere? - Gjelishti: 2–3 vitet e ardhshme do ketë rritje të ndjeshme të pagesave digjitale
Pagesat elektronike po shihen gjithnjë e më shumë si e ardhmja e strukturave hoteliere, ndërsa tranzicioni nga cash drejt pagesave digjitale po ecën......
A po bëhet Tirana e shtrenjtë për të jetuar? Rritja e çmimeve të banesave, vështirësi për blerësit e rinj
Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuara në vend, sidomos në Tiranë, ku çmimet e apartamenteve janë......
Tokat bujqësore, cilat mund të shiten dhe cilat jo? - Kritere të forta për blerësit, rezidencë në Shqipëri dhe 3 vite biznes në bujqësi
Të huajt do të kenë të drejtën të blejnë tokat bujqësore në Shqipëri si ato të cilat konsiderohen si toka shtet, por dhe ato që disponohen me dokumentacion......
Pagat mesatare bruto në të gjithë Evropën - Raporti i OECD për 27 vende: Kryeson Zvicra me 107,487 euro. Turqia 18,590 euro
Pagat mesatare ndryshojnë ndjeshëm në të gjithë Evropën dhe kur merret në konsideratë fuqia blerëse, hendeku ngushtohet. Por, ndarja midis vendeve me pagat......


