Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin digjital dhe arsim

Kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate të përbashkët me kryeministrin e Estonisë Kristen Michal në Estoni, vlerësoi modelin estonez të zhvillimit teknologjik dhe inovacionit digjital. Rama e cilësoi Estoninë si “një laborator të së ardhmes” për mënyrën se si vendi baltik ka ndërtuar një shtet modern dhe të orientuar drejt teknologjisë.
Rama tha se Shqipëria e sheh Estoninë si një shembull frymëzues për transformimin digjital dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale. Kreu i qeverisë shqiptare vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e arsimit dhe teknologjisë. Sipas Ramës, Shqipëria synon të ndjekë modelin estonez, duke theksuar se 95% e shërbimeve publike tashmë ofrohen online.
“Më së pari dua të shpreh mirënjohjen që më së fundmi më lejohet te vizitoj këtë qytet të cilin e kam imagjinuar gjithmonë si një laborator të së ardhmes që shkruhet dita ditës. Është e vërtetë që ky qytet është i mrekullueshëm edhe falë asaj që është ndërtuar në të shkuarën dua tu them qytetarëve Estonisë që kemi admirim të plotë për të të cilët në vend që të vendosin të jetojnë në muzë kanë vendosur që të jetojnë në të ardhmen dhe kjo e bën Estoninë atë qytetin që shkëlqen majë kodrës, sidomos për një vend si Shqipërisë, pasi jemi të vegjël dhe kemi nevojë për shembuj të tillë.
Dua tu falënderoj për mikpritjen e ngrohtë dhe më duhet ët them se kishit ushqim shumë të mirë këtu që nuk është diçka që do ta prisja. Ndërkohë faleminderit shumë për bisedën e dobishme dhe që ndatë me mua si ja dolët me sukses si vend për të bërë atë që ju e quani “kërcimi i tigrit” në ecjen përpara dhe në mënyrën sesi ju mendoni e veproni për të bërë këtë kërcim të dytë për t’ju përgjigjur sfidave të epokës së re të Inteligjencës Artificiale”, tha Rama.
Ai u ndal edhe te rëndësia e inteligjencës artificiale, duke deklaruar se Shqipëria dëshiron të mësojë nga përvoja estoneze për të përgatitur brezat e rinj për sfidat e epokës së re teknologjike. Rama theksoi gjithashtu se Shqipëria dhe Estonia janë aleatë natyralë brenda NATO dhe ndajnë të njëjtin qëndrim për mbrojtjen e demokracisë dhe kundërshtimin e ndikimeve të huaja që synojnë destabilizimin e vendeve demokratike.
“Me ju, jo vetëm që kërkojmë bashkëpunim, por kërkojmë atë udhërrëfyes Estonisë dhe jam shumë mirënjohës që na thatë se jeni gati të prisni njerëzit tanë të vijnë më shpesh të mësojnë prej jush e prej asaj që ju po bëni, sidomos në nivelin e sektorit arsimor duke nisur me fëmijët për tu dhënë atyre instrumentet që ta çojnë vendin në një tjetër nivel.
Është afërmendsh që ne duhet të sigurohemi që është rrugëtimi ynë drejt 2030 të shtrohet me të njëjtin novacion që e ka bërë Estoninë një markë globale. Edhe ne kemi 95% të shërbimeve tona online dhe synojmë të ecim para me Inteligjenca Artificiale. Ju përmendet ministren e Inteligjencës Artificiale, jemi mëse të lumtur që t’ua prezantojmë., nga ana tjetër me të drejtë përmendet se Shqipëria dhe Estonia janë shumë të bashkuara jo vetëm nga NATO-ja, por edhe nga një refuzim i palëkundur për të mos lënë fuqitë e huaja që të minojnë mënyrën tonë demokratike të jetesës”, tha Rama.
Sipas Ramës të dy vendet kanë kaluar periudha të vështira historike nën regjime të imponuara.
“Ne jemi dy kombe që më së fundmi jetojnë me dëshirën për të kapur të ardhmen, pasi janë mbajtur për një kohë mjaft të gjatë në të shkuarën, jo për zgjedhjen e tyre, por për shkak të imponimit të regjimeve që ndanim në një moment të caktuar në histori. Po kështu jemi tejet të vendosur për të mbrojtur atë që kemi, dhe kjo jo vetëm na bën kombe me të njëjtën mendësi, por na bën absolutisht aleatë dhe miq të natyrshëm”, tha Rama.
Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mbrojtjen kibernetike
Shqipëria është tashmë zyrtarisht pjesë e NATO Cooperative Cyber Defence Centre of Excellence (CCDCOE), qendra e ekselencës së NATO-s për mbrojtjen......
29.3 mln euro nga shitja e energjisë/ Janar-prill, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare zhvillon dhjetra procedura
4-mujori i parë i vitit ka rezultuar pozitiv në drejtim të prodhimit të energjisë, duke bërë që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare të zhvillojë disa......
A do të jetë e ardhmja pa cash në struktura hoteliere? - Gjelishti: 2–3 vitet e ardhshme do ketë rritje të ndjeshme të pagesave digjitale
Pagesat elektronike po shihen gjithnjë e më shumë si e ardhmja e strukturave hoteliere, ndërsa tranzicioni nga cash drejt pagesave digjitale po ecën......
A po bëhet Tirana e shtrenjtë për të jetuar? Rritja e çmimeve të banesave, vështirësi për blerësit e rinj
Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuara në vend, sidomos në Tiranë, ku çmimet e apartamenteve janë......
Tokat bujqësore, cilat mund të shiten dhe cilat jo? - Kritere të forta për blerësit, rezidencë në Shqipëri dhe 3 vite biznes në bujqësi
Të huajt do të kenë të drejtën të blejnë tokat bujqësore në Shqipëri si ato të cilat konsiderohen si toka shtet, por dhe ato që disponohen me dokumentacion......
Pagat mesatare bruto në të gjithë Evropën - Raporti i OECD për 27 vende: Kryeson Zvicra me 107,487 euro. Turqia 18,590 euro
Pagat mesatare ndryshojnë ndjeshëm në të gjithë Evropën dhe kur merret në konsideratë fuqia blerëse, hendeku ngushtohet. Por, ndarja midis vendeve me pagat......
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve: Nafta 198 lekë/litër. Benzina 185 lekë/litër
Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të premte vendimin e radhës për çmimet tavan të karburanteve në vend, të cilat hynë në fuqi më 15 maj 2026, ora......
Sa “borxhe” kanë shqiptarët? Rreth 2 mijë dollarë kredi për frymë, por ende larg ekonomive të zhvilluara
Borxhi bankar i individëve në Shqipëri ka arritur në nivel rekord në tremujorin e parë të vitit 2026. Sipas të dhënave të “Bankës së Shqipërisë”, stoku total......


