A po bëhet Tirana e shtrenjtë për të jetuar? Rritja e çmimeve të banesave, vështirësi për blerësit e rinj

Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuara në vend, sidomos në Tiranë, ku çmimet e apartamenteve janë rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Ndërsa një pjesë e qytetarëve i konsiderojnë pronat të mbivlerësuara për nivelin e të ardhurave në vend, të tjerë besojnë se Shqipëria vijon të mbetet ende një treg relativisht i lirë krahasuar me destinacionet e tjera të rajonit dhe Europës.
Sipas perceptimit të shumë banorëve, apartamentet në zonat qendrore të Tiranës dhe projektet e reja janë bërë gjithnjë e më të paarritshme për familjet shqiptare. Kjo lidhet me rritjen e shpejtë të çmimeve, që në disa raste ka arritur nga 18% deri në 30% në vit gjatë periudhës së fundit. Në të njëjtën kohë, pagat mesatare në Shqipëri vazhdojnë të mbeten relativisht të ulëta, ndërsa çmimet e apartamenteve në kryeqytet kanë arritur deri në 2,000–2,700 euro për metër katror në disa zona.
Sipas studimit të Investropa për shumë të rinj shqiptarë, kursimi për një parapagim apo blerja e një shtëpie po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Raporti mes të ardhurave dhe kostos së apartamenteve konsiderohet e lartë, pasi një apartament në Tiranë mund të kushtojë deri në 15 apo 20 herë më shumë se të ardhurat mesatare vjetore të një familjeje shqiptare.
Megjithatë, ka edhe nga ata që argumentojnë se çmimet aktuale janë të justifikuara. Rritja e fortë e turizmit, me mbi 11 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025, interesi në rritje nga investitorët e huaj dhe progresi i Shqipërisë drejt integrimit europian po ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e kërkesës për prona.
Sipas studimit, një nga gabimet më të zakonshme të blerësve në Shqipëri vazhdon të jetë blerja e apartamenteve “pa plan ”, pra vetëm mbi bazën e projekteve dhe ofertave, pa verifikuar historikun e kompanisë ndërtuese, lejet e ndërtimit apo kushtet kontraktuale. Kjo ka sjellë raste me vonesa në dorëzimin e apartamenteve ose prona që nuk përputhen me pritshmëritë fillestare të blerësve.
Në të njëjtën kohë, tregu i pronave po ndjen edhe efektet e masave të reja rregullatore. Banka e Shqipërisë ka vendosur standarde më të forta për kreditë e banesave, duke kufizuar nivelin e financimit dhe raportin
Tokat bujqësore, cilat mund të shiten dhe cilat jo? - Kritere të forta për blerësit, rezidencë në Shqipëri dhe 3 vite biznes në bujqësi
Të huajt do të kenë të drejtën të blejnë tokat bujqësore në Shqipëri si ato të cilat konsiderohen si toka shtet, por dhe ato që disponohen me dokumentacion......
Pagat mesatare bruto në të gjithë Evropën - Raporti i OECD për 27 vende: Kryeson Zvicra me 107,487 euro. Turqia 18,590 euro
Pagat mesatare ndryshojnë ndjeshëm në të gjithë Evropën dhe kur merret në konsideratë fuqia blerëse, hendeku ngushtohet. Por, ndarja midis vendeve me pagat......
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve: Nafta 198 lekë/litër. Benzina 185 lekë/litër
Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të premte vendimin e radhës për çmimet tavan të karburanteve në vend, të cilat hynë në fuqi më 15 maj 2026, ora......
Sa “borxhe” kanë shqiptarët? Rreth 2 mijë dollarë kredi për frymë, por ende larg ekonomive të zhvilluara
Borxhi bankar i individëve në Shqipëri ka arritur në nivel rekord në tremujorin e parë të vitit 2026. Sipas të dhënave të “Bankës së Shqipërisë”, stoku total......
Rritje e fortë për Dollarin amerikan – Paundi britanik e mbyll javën negativisht
Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht duke regjistruar kështu një rritje të ndjeshme në raport me një ditë më parë teksa është blerë mëngjesin e......
Dita e punës mund të zgjasë mbi 8 orë! - Qeveria gjermane po harton projektligjin. Sindikatat, të shqetësuara
Reforma e ligjit të orarit të punës në Gjermani po shkakton reagime të forta, pasi qeveria e kancelarit Friedrich Merz planifikon të lehtësojë rregullin......
“Marrëveshje fantastike tregtare” - Deklaratat e Trump pas raundit të fundit të bisedimeve me Xi
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se kishte arritur "marrëveshje fantastike tregtare" me udhëheqësin kinez Xi Jinping, ndërsa të dy u takuan të premten......
BE e sheh teknologjinë kineze si rrezik - Inverterët diellorë të prodhuar në Kinë, kërcënim për sigurinë e rrjetit energjetik
Komisioni Evropian ka ndërmarrë hapa për të bllokuar financimin e teknologjisë diellore të prodhuar në Kinë, për shkak të frikës se mund të përbëjë një......


