A do të jetë e ardhmja pa cash në struktura hoteliere? - Gjelishti: 2–3 vitet e ardhshme do ketë rritje të ndjeshme të pagesave digjitale

Pagesat elektronike po shihen gjithnjë e më shumë si e ardhmja e strukturave hoteliere, ndërsa tranzicioni nga cash drejt pagesave digjitale po ecën gradualisht në treg.
Sipas sipërmarrësit në fushën fintech, Igli Gjelishti, ky është një proces i pandalshëm që do të forcohet në vitet në vijim, pavarësisht se Shqipëria mbetet ende pas vendeve të Bashkimit Europian.
“Mendoj se është një trend ndaj të cilit ne nuk bëjmë dot rezistencë të përhershme. Mund ta ngadalësojmë, por është e pashmangshme që do pranohet siç ka filluar të pranohet. Si dhe shifrat e Bankës së Shqipërisë janë në rritje konstante të përdorueshmërisë. Fatkeqësisht akoma shumë poshtë, krahasuar me rajonin dhe sidomos vende të tjera të BE, por është një rrugë pa kthim."
Gjelishti thekson se, megjithëse cash-i mbetet ende pjesë e rëndësishme e ekonomisë, bizneset nuk duhet të kufizojnë shërbimet e tyre vetëm në një formë pagese.
“Nuk jam nga ata që mendoj që cashi duhet zhdukur. Cash në ekonomi është mjet që ka arsyet e veta për të ekzistuar. Nuk mund të kemi varësi ndaj cash dhe të humbasim mundësi biznesi thjeshtë se nuk pranojnë pagesa ndryshe nga cash. Kjo mendoj është një rrugë pa kthim. Edhe kjo masë në një të ardhme të shkurtër, 2-3 vjet do japi efekte madhore për të na çuar shumë afër standardeve të BE.”
Në 2-3 vitet e ardhshme, sipas tij, pagesat elektronike pritet të sjellin efekte të rëndësishme në përafrimin e Shqipërisë me standardet europiane.
A po bëhet Tirana e shtrenjtë për të jetuar? Rritja e çmimeve të banesave, vështirësi për blerësit e rinj
Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuara në vend, sidomos në Tiranë, ku çmimet e apartamenteve janë......
Tokat bujqësore, cilat mund të shiten dhe cilat jo? - Kritere të forta për blerësit, rezidencë në Shqipëri dhe 3 vite biznes në bujqësi
Të huajt do të kenë të drejtën të blejnë tokat bujqësore në Shqipëri si ato të cilat konsiderohen si toka shtet, por dhe ato që disponohen me dokumentacion......
Pagat mesatare bruto në të gjithë Evropën - Raporti i OECD për 27 vende: Kryeson Zvicra me 107,487 euro. Turqia 18,590 euro
Pagat mesatare ndryshojnë ndjeshëm në të gjithë Evropën dhe kur merret në konsideratë fuqia blerëse, hendeku ngushtohet. Por, ndarja midis vendeve me pagat......
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve: Nafta 198 lekë/litër. Benzina 185 lekë/litër
Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të premte vendimin e radhës për çmimet tavan të karburanteve në vend, të cilat hynë në fuqi më 15 maj 2026, ora......
Sa “borxhe” kanë shqiptarët? Rreth 2 mijë dollarë kredi për frymë, por ende larg ekonomive të zhvilluara
Borxhi bankar i individëve në Shqipëri ka arritur në nivel rekord në tremujorin e parë të vitit 2026. Sipas të dhënave të “Bankës së Shqipërisë”, stoku total......
Rritje e fortë për Dollarin amerikan – Paundi britanik e mbyll javën negativisht
Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht duke regjistruar kështu një rritje të ndjeshme në raport me një ditë më parë teksa është blerë mëngjesin e......
Dita e punës mund të zgjasë mbi 8 orë! - Qeveria gjermane po harton projektligjin. Sindikatat, të shqetësuara
Reforma e ligjit të orarit të punës në Gjermani po shkakton reagime të forta, pasi qeveria e kancelarit Friedrich Merz planifikon të lehtësojë rregullin......
“Marrëveshje fantastike tregtare” - Deklaratat e Trump pas raundit të fundit të bisedimeve me Xi
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se kishte arritur "marrëveshje fantastike tregtare" me udhëheqësin kinez Xi Jinping, ndërsa të dy u takuan të premten......


