Shqipëria Postuar më 15 Maj 2026, 11:09

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve: Nafta 198 lekë/litër. Benzina 185 lekë/litër

Nga Edel Strazimiri

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve:

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të premte vendimin e radhës për çmimet tavan të karburanteve në vend, të cilat hynë në fuqi më 15 maj 2026, ora 13:00.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 është përcaktuar jo më shumë se 198 lekë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 186 lekë/litër. Ndërkohë, për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është vendosur 185 lekë/litër dhe ai me shumicë 173 lekë/litër.

Autoritetet bëjnë të ditur se këto çmime do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të reflektohen ndryshimet e reja të tregut ndërkombëtar.

Bordi i Transparencës u ka tërhequr vëmendjen operatorëve të tregtimit të karburanteve për detyrimin e zbatimit të këtij vendimi, duke paralajmëruar se në rast shkeljesh do të aplikohet pezullimi i aktivitetit.

Në njoftim sqarohet gjithashtu se, bazuar në Aktin Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, niveli i reduktuar i akcizës prej 80% zbatohet vetëm kur çmimi i gazoilit kalon 220 lekë/litër ose benzina 200 lekë/litër. Duke qenë se çmimet aktuale janë nën këto kufij, akciza do të vijojë të aplikohet në nivelin e plotë 100%.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklarojnë se mbeten të angazhuara për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat