Shqipëria Postuar më 15 Maj 2026, 11:31

A do të jetë e ardhmja pa cash në struktura hoteliere? - Gjelishti: 2–3 vitet e ardhshme do ketë rritje të ndjeshme të pagesave digjitale

Nga Diamila Leka

A do të jetë e ardhmja pa cash në struktura hoteliere? -
Pagesat elektronike po shihen gjithnjë e më shumë si e ardhmja e strukturave hoteliere, ndërsa tranzicioni nga cash drejt pagesave digjitale po ecën gradualisht në treg.

Sipas sipërmarrësit në fushën fintech, Igli Gjelishti, ky është një proces i pandalshëm që do të forcohet në vitet në vijim, pavarësisht se Shqipëria mbetet ende pas vendeve të Bashkimit Europian.

“Mendoj se është një trend ndaj të cilit ne nuk bëjmë dot rezistencë të përhershme. Mund ta ngadalësojmë, por është e pashmangshme që do pranohet siç ka filluar të pranohet. Si dhe shifrat e Bankës së Shqipërisë janë në rritje konstante të përdorueshmërisë. Fatkeqësisht akoma shumë poshtë, krahasuar me rajonin dhe sidomos vende të tjera të BE, por është një rrugë pa kthim."

Gjelishti thekson se, megjithëse cash-i mbetet ende pjesë e rëndësishme e ekonomisë, bizneset nuk duhet të kufizojnë shërbimet e tyre vetëm në një formë pagese.

“Nuk jam nga ata që mendoj që cashi duhet zhdukur. Cash në ekonomi është mjet që ka arsyet e veta për të ekzistuar. Nuk mund të kemi varësi ndaj cash dhe të humbasim mundësi biznesi thjeshtë se nuk pranojnë pagesa ndryshe nga cash. Kjo mendoj është një rrugë pa kthim. Edhe kjo masë në një të ardhme të shkurtër, 2-3 vjet do japi efekte madhore për të na çuar shumë afër standardeve të BE.”

Në 2-3 vitet e ardhshme, sipas tij, pagesat elektronike pritet të sjellin efekte të rëndësishme në përafrimin e Shqipërisë me standardet europiane.

 

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat