Shqipëria Postuar më 15 Maj 2026, 11:50

Qumështi, a do të hapë kategorizimi dyert e eksporteve? - Zv.Ministrja Kika: Subjekteve u janë lënë afate për plotësimin e standardeve

Nga Elisabeta Dosku

Qumështi, a do të hapë kategorizimi dyert e eksporteve? -

Rreth 900 operatorë të biznesit në industrinë e qumështit do të kalojnë filtrin e standardeve, me qëllim që të përmbushin kërkesat e integrimit në BE, por edhe të mund të eksportohen sa më shpejt.

Në një intervistë për SCAN TV, Zv.Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Tana Kika, shprehet se aktualisht ka përfunduar faza e parë e kategorizimit për 253 subjekte.

“Është një përmbledhje e të gjithë situatës aktuale dhe një  pikëzim sipas kategorive që ata plotësojnë në lidhje me kriteret, kushtet e operatorëve të biznesit ushqimor. Siç janë standardet e higjienës, apo dhe elementë të tjerë siç është HAÇP-ja, apo çështje infrastrukturore. Dhe,  tek bëhet ky kategorizim, operatorëve të biznesit ushqimor gjithashtu iu lihen detyra të qarta, dhe afate kohore të caktuara për përmbushjen e këtyre detyrimeve, të cilat ata duhet t'i arrijnë për të arritur objektivat dhe për të kaluar në një kategori të mësipërme, apo dhe për ta, për t'u kategorizuar si OBU ose operatorë të biznesit ushqimor që i plotësojnë kriteret. Patjetër që është shumë i nevojshëm kategorizimi, jo vetëm se është një panoramë dhe një situatë reale,  për vlerësimin e sektorit, dhe në këtë mënyre ne mund të bëjmë një plan veprimi më pas për të shkuar të gjithë së bashku drejt përmbushjes së këtyre standardeve, pra për të zbatuar detyrimet ligjore”.

Sipas Zv.Ministres, ky proces do të ndikojë jo vetëm në rritjen e sigurisë ushqimore, por edhe në hapjen e dritës jeshile të eksporteve për produktet e bulmetit.

“Puna deri tani vijon. Për shembull, neve jemi shumë afër hapjes së eksportit të vezës, kategorisë A, ose vezës së tavolinës,  vezës shqiptare. Kështu do të vijohet dhe me qumështin, mishin,  jo vetëm për të garantuar konsumatorin vendas, por sigurisht dhe për të pasur akses në tregjet europiane.”

Aktualisht, Shqipëria nuk eksporton produkte shtazore për shkak se nuk plotëson standardet e Bashkimit Europian.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat