Shqipëria Postuar më 31 Tetor 2025, 13:10

Startup-et, “vatra” të inovacionit në Shqipëri - Kapo: Mund të zbatojmë një model ku korporatat prodhojnë ekosisteme të tyre

Nga Ledina Elezi

Startup-et, “vatra” të inovacionit në Shqipëri -

Startup-et mund të jenë nxitës kryesorë të inovacionit, punësimit dhe rritjes ekonomike, gjithmonë nëse kanë mbështetje të mjaftueshme. Shqipëria ka potencial të kthehet në një hub inovacioni në rajon, në qoftë se gjenden mënyrat e duhura për të zhvilluar ekosistemin e startup-eve.

Sipas Studiueses së Ekosistemeve të Startup-eve, Klevisa Kapo, në Shqipëri mund të zbatohet një model ku kompanitë e mëdha të përdorin startup-et e vogla për të ofruar zgjidhje të ndryshme për punë të caktuara të tyre.

"Mund të përmendim një model i cili në Shqipëri nuk është shumë ekzistent, i cili quhet corporate based innovation ecosystem ose janë ekosisteme të inovacionit, të cilat prodhohen dhe iniciohen nga korporatat. Ne kemi kompani të mëdha në Shqipëri, të cilat një pjesë të detyrave të tyre mundet  patjetër t'i bëjnë outsource ose t'i kalojnë te palë të treta për t'i zhvilluar. Sigurisht që mund të kenë nevojë edhe për zgjidhje të ndryshme, të cilat mund t'ja ofrojnë start up-et dhe të ndërtojnë ekosisteme, pasi i kanë të gjitha kapacitetet për t'i ndihmuar start up-et që të ecin më tej", tha Kapo.

Studiuesja shprehet se arsimi duhet të lidhet më tepër me bizneset dhe kërkimi shkencor të zhvillohet për të ofruar zgjidhje në biznes.

“Është e gjithë infrastruktura e edukimit në Shqipëri, e cila duhet të jetë në funksion të ekosistemit të start up-eve. Aktualisht, edukimi në Shqipëri mbetet vetëm në edukim dhe pjesa e të gjithë kërkimit shkencor është pothuajse e pabazuar në nevojat reale të biznesit ose zgjidhjet që ofron akademia janë të paaplikueshme realisht në biznes. Kështu që mendoj do duhet të forcohet patjetër sistemi i edukimit, sistemet e taksave, sistemet legjislative”, theksoi Studiuesja.

Startup-et janë vatra të inovacionit, shpesh duke ndryshuar industritë tradicionale me ide dhe teknologji inovative.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat