Situata meteorologjike, kryesisht e qetë - Reshje me intensitet të ulët deri mesatare. Pa probleme serioze në nivel kombëtar

Në një komunikim për publikun, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se situata meteorologjike në vend paraqitet kryesisht e qetë, me reshje me intensitet të ulët deri mesatare dhe pa probleme serioze në nivel kombëtar.
Në qarkun e Shkodrës, reshjet intensive që ranë dje, pasdite dëmtuan segmentin rrugor Breg Lumi–Theth, ku 9 persona dhe 5 mjete mbetën të bllokuar. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave bashkiake, Policisë së Shtetit dhe efektivëve të FA, personat u evakuuan me sukses. Rruga mbetet e bllokuar dhe po pastrohet nga inertet, me mbështetjen e 10 efektivëve të FA. Në bashkinë Fushë Arrëz janë raportuar ndërprerje të energjisë për shkak të erës së fortë.
Ndërkohë, në qarkun e Lezhës, në aksin Lezhë–Shëngjin është rrëzuar një pemë, e cila ka dëmtuar linjat elektrike dhe ndërprerë energjinë dhe në rrugën Lezhë–Balldren ka prezencë inertesh dhe forcat operacionale po punojnë për pastrimin e saj. Në qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika nga moti.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në 24 orët e ardhshme priten reshje të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të intensifikohen në formë shtrëngatash. Nga pasditja deri në orët e para të mëngjesit, reshje të shumta priten edhe në Lezhë, Durrës dhe Tiranë, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Parashikohet mjegull dhe shikueshmëri e reduktuar në zona luginore.
IA “nxit” sistemet e ruajtjes së energjisë - Kërkesa globale për këto rrjete mund të rritet me 40% në 2026
Kërkesa gjithnjë e më e lartë për energji nga qendrat e të dhënave të inteligjencës artificiale në SHBA pritet të nxisë një cikël të fortë zgjerimi për......
Kriza e bizneseve në Kosovë - Liberalizimi i tregut të energjisë ka rritur çmimet dhe reduktuar kapacitetet
Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë ka goditur rëndë bizneset prodhuese, duke rritur ndjeshëm kostot dhe duke kufizuar mundësitë e tyre......
Moti i keq, Balluku me prefektët e kryebashakiakët: Merrni masa në kohë për situatën!
Zëvëndës kryeministrja Balluku pati në orët e pasdites një takim me 12 prefektët e qarqeve dhe kryetarët e bashkive që konsiderohen zona me rrezikshmëri të......
Bujqësia 2030, ministri Salla: Ky është buxheti i antarësimit në BE
Ministri I Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla ka qenë i pranishëm sot në punimet e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, ku ka dhënë......
Spiropali mirëpret në Tiranë homologun gjerman Wadephul: Gjermania mbështetje për integrimin europian të Shqipërisë dhe rajonit
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali mirëpriti në Tiranë, Ministrin e Jashtëm të Republikës Federale të Gjermanisë, Johann Wadephul, i......
Mbyllja e grupkapitujve, sfida e radhës për vendin - Sa të përparuar jemi në secilën prej fushave?
Shqipëria ka kaluar një tjetër fazë të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke shënuar hapjen e negociatave edhe për grupkapitullin e fundit të......
Java Globale e Sipërmarrjes, fokus në start up dhe IA - Ibrahimaj: Te paketa fiskale, kemi instrumente të rëndësishme për inovacion
Këtë të hënë, nisi një nga aktivitetet më të rëndësishmë të bizneseve dhe start up-eve, java e sipërmarrjes. Në nisje të kësaj saj, ministrja e Ekonomisë dhe......





