Shqipëria Postuar më 26 Prill 2026, 10:27

Siguria ushqimore, Rama: Shqipëria drejt një sistemi të ri cilësie për tregun europian

Nga Lidion Kulla


Siguria ushqimore dhe përafrimi me standardete Bashkimit Europian janë vendosur në qendërtë axhendës së qeverisë shqiptare, si pjesë e procesit të integrimit europian dhe garantimit tëcilësisë për konsumatorët vendas.

Në podcast-in “Flasim”, kryeministri Rama bërinjë përmbledhje të takimit me operatorët e industrisë ushqimore, ku theksoi se sfidakryesore mbetet ndërtimi i një sistemifunksional që garanton kontroll, prodhim cilësordhe besueshmëri në çdo hallkë të zinxhiritushqimor, nga prodhimi i lëndës së parë deri teproduktet e përpunuara dhe të paketuara.

Sipas kreut të qeverisë, procesi nuk duhet parëthjesht si përmbushje formale e kërkesave tëBashkimit Europian, por si një domosdoshmëripër shëndetin publik, zhvillimin ekonomik dhesuksesin e Shqipërisë në tregun e përbashkëteuropian.

Reformat synojnë të sigurojnë që produktetshqiptare jo vetëm të jenë të sigurta për konsum, por edhe konkurruese dhe të pranueshme nëtregjet e BE-së pas anëtarësimit të vendit.Qeveria po angazhohet për harmonizimin ligjorme standardet europiane, por njëkohësisht edhepër zbatimin praktik të tyre në terren, përmesbashkëpunimit të ngushtë me fermerët, prodhuesit, përpunuesit dhe gjithë industrinëagro-ushqimore.

Ky proces konsiderohet një nga sfidat më tërëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejtanëtarësimit në Bashkimin Europian deri nëvitin 2030, duke synuar jo vetëm mbrojtjen e konsumatorit, por edhe krijimin e një ekonomieushqimore më të fortë dhe më të integruar nëstandardet europiane.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat