Shtrenjtohen sërish karburantet/ Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës në 206 lekë/litër

Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e radhës çmimet e reja tavan për tregtimin e nënprodukteve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi në orën 14:00.
Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 206 lekë/litër, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 194 lekë/liter, duke e rritur çmimin me 4 lekë/litër.
Ndërkohë, për benzinën, çmimi tavan në pakicë është përcaktuar 181 lekë/litër dhe 169 lekë/litër në shumicë, duke reflektuar luhatjet në tregjet ndërkombëtare dhe kursin e këmbimit.
Autoritetet bëjnë të ditur se çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të rishikohen në varësi të zhvillimeve të tregut.
Gjithashtu, është theksuar detyrimi për të gjithë operatorët e tregtimit me pakicë dhe shumicë që të zbatojnë vendimin.
Në rast të shkeljeve, paralajmërohet pezullim i aktivitetit për subjektet që nuk respektojnë çmimet e përcaktuara.
Në një sqarim zyrtar, Bordi thekson se, referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, niveli i akcizës mbetet në 100%, pasi çmimet e vendosura janë nën pragjet e përcaktuara prej 220 lekë/litër për gazoilin dhe 200 lekë/litër për benzinën.
Institucionet përgjegjëse, përfshirë ministritë e linjës, vijojnë angazhimin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.
Prokuroria në SHBA heq dorë nga hetimi ndaj Powell/ Vendimi i hap rrugën Senatit të votojë Kevin Warsh, si kryetar të FED
Departamenti i Drejtësisë ka hequr dorë nga hetimi penal ndaj Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, duke larguar një pengesë të madhe për Senatin që......
Meta dhe Microsoft shkurtojnë 20,000 vende pune/ Kriza e IA ka mbërritur, që nga 2020 janë larguar 900,000 persona
Inteligjenca artificiale po kërcënon gjithmonë e më shumë vendet e punës. Së fundmi, Meta dhe Microsoft njoftuan se do të shkurtojnë rreth 20 mijë vende......
“Fermerët të bashkohen që të marrin financim”/ Rama: Nuk mund të shisni me trasta në rrugët e Brukselit
Fermerët duhet të bashkohen që të dalin në treg prodhime nën një markë të caktuar, të ulin kostot, të marrin më shumë financime si dhe të jenë konkurrues në......
Nga ndihma sociale, te varfëria energjetike/ Projektligji i ri zgjeron kategorinë e “klientëve në nevojë
Ministria e Infrasturkturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik ndryshimet në ligjin për sektorin e energjisë elektrike, ku një nga risitë lidhet......
Spitali i Kavajës, me status të ri/ Tashmë do të jetë “spital bashkiak”, pjesë e reformës spitalore
Qendra Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi” Kavajë merr statusin e Spitalit Bashkiak, një hap i rëndësishëm i ndërmarrë në kuadër të reformës spitalore që po......
Si të përfitosh nga tregu i pronave në Tiranë? Blerja nën çmimin e tregut dhe të ardhurat nga qiraja rrisin ndjeshëm shanset
Dalja me fitim nga investimi në pasuri të paluajtshme në Tiranë në vitin 2026 mbetet një mundësi reale, por jo një garanci. Probabiliteti për të realizuar......
Viti 2026, i dyti më i ngrohtë në histori? Sipas ekspertëve, El Niño i fuqishëm, do të jetë 2 gradë Celsius më i nxehtë
Tre muajt e parë të vitit 2026 ishin të katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, pavarësisht kushteve të dobëta të La Niñas që i shtypën temperaturat.......
Italia, vendi me më shumë borxhe në Eurozonë? Parashikimet deri në fund të vitit. Pritet të zëvendësojë Greqinë
Greqia nuk do të jetë më vendi me më shumë borxhe i eurozonës deri në fund të këtij viti, pasi borxhi i saj publik do të bjerë nën atë të Italisë, sipas dy......


