Bota Postuar më 25 Prill 2026, 12:55

Prokuroria në SHBA heq dorë nga hetimi ndaj Powell/ Vendimi i hap rrugën Senatit të votojë Kevin Warsh, si kryetar të FED

Nga Lidion Kulla

Prokuroria në SHBA heq dorë nga hetimi ndaj Powell/ Vendimi i hap

Departamenti i Drejtësisë ka hequr dorë nga hetimi penal ndaj Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, duke larguar një pengesë të madhe për Senatin që të konfirmonte emërimin e Kevin Warsh, i zgjedhur nga Presidenti Donald Trump për të pasuar Powell.

Prokurorja e Shteteve të Bashkuara, Jeanine Pirro, që është prokurorja më e lartë federale në Distriktin e Kolumbias, tha në një postim në X se po e braktis hetimin. Njoftimi i saj erdhi tre ditë pasi Warsh dëshmoi para Komitetit Bankar të Senatit mbi emërimin e tij. Senatori Thom Tillis, një republikan i Karolinës së Veriut dhe anëtar i Komitetit Bankar, kishte kompetencat për të ndaluar Senatin të votonte për konfirmimin e Warsh si kryetar të Rezervës Federale, përveç nëse hetimi penal përfundonte.

Powell dhe zyrtarë të tjerë kishin deklaruar se arsyeja e vërtetë për hetimin ishte të ushtronte presion mbi Rezervën Federale për të ulur normat e interesit sipas dëshirës së Trump. Powell i kërkoi inspektorit të përgjithshëm në korrik të vitit të kaluar, të rishikonte projektin e rinovimit pasi Trump kritikoi koston e tij.

Ndërsa, një zëdhënës i inspektorit të përgjithshëm tha, në një deklaratë të premten, se po punohet në mënyrë aktive për të përfunduar vlerësimin e projektit të rinovimit të ndërtesës së Bordit të FED dhe se rezultatet do të jenë të disponueshme për publikun dhe Kongresin kur hetimi të përfundojë.

Senatorja e Masaçusets, Elizabeth Warren, demokratja më e lartë në Komitetin Bankar, tha se braktisja e hetimit të Powell është vetëm një përpjekje për ti hapur rrugën republikanëve të Senatit që të instalojnë kukullën e Presidentit Trump, Kevin Warsh, si Kryetar të Rezervës Federale.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat