Policia e Shtetit konstaton një skemë mashtrimi online

Policia e Shtetit bën me dije qytetarët se është konstatuar një skemë mashtrimi online, ku autorë të paidentifikuar kanë krijuar faqe interneti të rreme, të ngjashme me faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, me qëllim përfitimin e paligjshëm financiar.
Këto faqe shpërndahen përmes mesazheve SMS, dhe adresa emaili të maskuara, duke u paraqitur në mënyrë të rreme si njoftime të dërguara nga autoritete shtetërore, lidhur me pagesën e gjobave për shkelje të qarkullimit rrugor, kryesisht për tejkalim shpejtësie.
Policia e Shtetit sqaron se këto mesazhe nuk janë dërguar nga institucionet shtetërore. “Autorët kanë përdorur teknika të sofistikuara për të mashtruar qytetarët dhe për t’i orientuar drejt faqeve të rreme, ku u kërkohet vendosja e të dhënave bankare. Qëllimi i kësaj skeme është vjedhja e të dhënave bankare dhe më pas përvetësimi i fondeve nga llogaritë e qytetarëve”, thekson Policia e Shtetit.
Policia e Shtetit bën thirrje për kujdes maksimal:
* Mos klikoni në linke të dyshimta të ardhura përmes SMS apo platformave të tjera.
* Mos vendosni asnjëherë të dhënat tuaja bankare në faqe të pa verifikuara.
* Verifikoni çdo gjobë vetëm në kanalet zyrtare.
Qytetarët mund të kontrollojnë gjobat në portalin zyrtar e-Albania:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=879
Në rast se keni vendosur të dhënat bankare në faqe të dyshimta:
* Kontaktoni menjëherë bankën tuaj për të bllokuar kartën/llogarinë dhe për të marrë masat përkatëse si dhe denonconi rastet pranë Policisë së Shtetit.
Strukturat ligjzbatuese janë duke punuar për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve.
Shtrenjtohen sërish karburantet/ Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës në 206 lekë/litër
Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e radhës çmimet e reja tavan për tregtimin e nënprodukteve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi në orën......
Prokuroria në SHBA heq dorë nga hetimi ndaj Powell/ Vendimi i hap rrugën Senatit të votojë Kevin Warsh, si kryetar të FED
Departamenti i Drejtësisë ka hequr dorë nga hetimi penal ndaj Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, duke larguar një pengesë të madhe për Senatin që......
Meta dhe Microsoft shkurtojnë 20,000 vende pune/ Kriza e IA ka mbërritur, që nga 2020 janë larguar 900,000 persona
Inteligjenca artificiale po kërcënon gjithmonë e më shumë vendet e punës. Së fundmi, Meta dhe Microsoft njoftuan se do të shkurtojnë rreth 20 mijë vende......
“Fermerët të bashkohen që të marrin financim”/ Rama: Nuk mund të shisni me trasta në rrugët e Brukselit
Fermerët duhet të bashkohen që të dalin në treg prodhime nën një markë të caktuar, të ulin kostot, të marrin më shumë financime si dhe të jenë konkurrues në......
Nga ndihma sociale, te varfëria energjetike/ Projektligji i ri zgjeron kategorinë e “klientëve në nevojë
Ministria e Infrasturkturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik ndryshimet në ligjin për sektorin e energjisë elektrike, ku një nga risitë lidhet......
Spitali i Kavajës, me status të ri/ Tashmë do të jetë “spital bashkiak”, pjesë e reformës spitalore
Qendra Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi” Kavajë merr statusin e Spitalit Bashkiak, një hap i rëndësishëm i ndërmarrë në kuadër të reformës spitalore që po......
Si të përfitosh nga tregu i pronave në Tiranë? Blerja nën çmimin e tregut dhe të ardhurat nga qiraja rrisin ndjeshëm shanset
Dalja me fitim nga investimi në pasuri të paluajtshme në Tiranë në vitin 2026 mbetet një mundësi reale, por jo një garanci. Probabiliteti për të realizuar......
Viti 2026, i dyti më i ngrohtë në histori? Sipas ekspertëve, El Niño i fuqishëm, do të jetë 2 gradë Celsius më i nxehtë
Tre muajt e parë të vitit 2026 ishin të katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, pavarësisht kushteve të dobëta të La Niñas që i shtypën temperaturat.......


