Shqipëria Postuar më 17 Prill 2026, 10:04

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan pas luhatjesh te lehta përgjatë këtyre ditëve e ka mbyllur këtë javë në kuota të qëndrueshme duke mos pësuar lëvizje të ndjeshme nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 80.7 lekë dhe është shitur me 82 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha europiane nuk duket të ketë regjistruar lëvizje të ndjeshme të vlerës nga dita e enjte duke e mbyllur këtë javë në vlera konstante teksa është blerë sot me 95.3 lekë dhe është shitur me 96.1 lekë.

Franga zvicerane ndërkaq ka pasur një zbritje të lehtë të vlerës mëngjesin e kësaj të premte duke u blerë sot krahasuar me ditën që lamë pas me 103 lekë dhe duke u shitur me 10 lekë teksa ë mbyll këtë javë negativisht.

Paundi britanik gjithashtu është dobësuar duke humbur pikë nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 109 lekë dhe është shitur me 110 lekë referuar tregut të brendshëm valutor ndërsa e mbyll edhe ai këtë javë në rënie.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat