Shqipëria Postuar më 27 Mars 2026, 10:38

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur pozitivisht pasi ka shënuar rritje të vlerës në raport me një ditë më parë duke u blerë këtë mëngjes me 82.7 lekë dhe duke u shitur me 83.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq e mbyll këtë javë në vlera të qëndrueshme duke mos pësuar lëvizje të konsiderueshme të kuotës në raport me ditën që lamë pas teksa është blerë sot me 95.7 lekë dhe është shitur me 96.3 lekë.

Franga zvicerane ndërkaq ka regjistruar zbritje të ndjeshme të vlerës mëngjesin e kësaj të premte duke u blerë sot në raport me ditën e mërkurë me 104 lekë dhe duke u shitur me 105 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik ka pasur një zbritje të lehtë të kuotës këtë të premte duke e mbyllur javën negativisht teksa është blerë sot në raport me ditën e djeshme me 110.2 lekë dhe është shitur me 111.2 lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat