14 mijë mjete të reja në shkurt - Importet e makinave, cila dominon tregun shqiptar?

Tregu i automjeteve në vend po reflekton një rritje të qëndrueshme si në numër, ashtu edhe në diversitetin e mjeteve që qarkullojnë në rrugët shqiptare. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, gjatë muajit shkurt 2026 është vërejtur një prani gjithnjë e më e gjerë e automjeteve që vijnë nga disa prej shteteve më të fuqishme prodhuese në botë.
Në këtë panoramë të tregut, vendin kryesor e zë Republika e Koresë, e cila përbën 24.8% të totalit të mjeteve të regjistruara për këtë periudhë. Kina renditet e dyta me 15.9%, ndërkohë Gjermania dhe Italia vijojnë të mbajnë një peshë të rëndësishme në treg, përkatësisht me 13.7% dhe 12.8%.
Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqësojnë 7.6% të mjeteve të regjistruara, ndërsa Zvicra kontribuon me 7.2%, duke kompletuar kështu hartën e një tregu gjithnjë e më të larmishëm.
Përtej diversitetit, sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rugor, vihet re një rritje e ndjeshme e numrit të mjeteve te regjistruara për herë të parë, ku gjatë muajit shkurt 2026 janë regjistruar 14.201 mjete, një shifër që përfaqëson një rritje prej 72% krahasuar me vitin 2019. Kjo rritje e konsiderueshme tregon interesin e qytetarëve për të blerë mjete të reja apo më bashkëkohore.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, nga totali i mjeteve të regjistruara, 11.578 janë autovetura, që përbëjnë 81.5% të totalit. Kjo do të thotë se automjetet për përdorim personal vijojnë të dominojnë tregun, duke reflektuar nevojat e përditshme për lëvizje dhe komoditet.
Këto zhvillime dëshmojnë për një treg automjetesh në zgjerim dhe në modernizim të vazhdueshëm.
Trump “toleron” sërish Iranin - I jep 10 ditë kohë për rihapjen e Hormuzi, ose sulme ndaj centraleve energjetike
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do ta zgjasë përsëri afatin për Iranin që të rihapë Ngushticën e Hormuzit, ose do të përballet me shkatërrimin e......
Sa do të ndikojë konflikti në ekonominë globale? - OECD: Parashikohet të ngadalësohet me 0,4% në vitin 2026
Konflikti në rritje në Lindjen e Mesme e ka nxjerrë ekonominë globale nga një rrugë më e fortë rritjeje, paralajmëroi OECD, ndërsa një ndërprerje pothuajse e......
Dollari me nënshkrimin e Trump - Hera e parë që një president në detyrë nënshkruan kartëmonedhën
Dollari amerikan do të mbajë firmën e Presidentit Donald Trump duke filluar nga kjo verë, hera e parë që një president në detyrë ka nënshkruar para’......
Greqia rrit sërish pagën minimale - Në 1 prill shkon 920 euro, kundrejt 880 euro që është aktualisht
Greqia do të rrisë pagën minimale mujore bruto me 4.5% nga 1 prilli, rritja e gjashtë në katër vjet, ndërsa kërkon të rivendosë standardet e jetesës të......
Si do të organizohen bastet online? - Kriteret e licencimit për kompanitë, miratohen vetëm 10 licenca
Qeveria i ka hapur zyrtarisht dritën jeshile zbatimit të ligjit për bastet sportive online. Vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave, përcakton kriteret......
Energjia diellore, qeveria miraton ndërtimin e dy centraleve fotovoltaike me fuqi 152 megavat
Në mbledhjen e së enjtes Qeveria ka miratuar ndërtimin e dy centaleve të tjera fotovoltaikë. Sipas vendimeve në njësinë administrative Mbreshtan të Bashkisë......
Paketa e Maleve, ja 28 zonat prioritare që miratoi Qeveria për Bashkitë Bulqizë, Pukë dhe Lezhë
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë listës së zonave prioritare për zhvillim, në kuadër të Paketës së Maleve i janë shtuar edhe tre bashki të tjera. Sipas......
Çmimet e karburantit, Bordi i Transparencës: Nafta deri në 203 lekë për litër, benzina 175 lekë për litër
Bordi i Transparencës në mbledhjen e tij të sotm,e ka përcaktuar cmimet e shitjes me shumicë dhe me pakicë të karburanteve në treg. Në vijim njoftimi i......


