Shqipëria Postuar më 3 Prill 2026, 10:05

Si është mbyllur kjo javë ‘e trazuar’ për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë ‘e trazuar’ për

Dollari amerikan pas luhatjesh dhe ulje ngritjesh të vazhdueshme përgjatë kësaj jave e mbyll këtë periudhë negativisht duke humbur pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 82.5 lekë dhe është shitur me 83.5 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane gjithashtu ka regjistruar zbritje të vlerës mëngjesin e sotëm krahasuar me ditën e djeshme duke u blerë sot me 95.5 lekë dhe duke u shitur me 96.2 lekë teksa e mbyll këtë javë në rënie.

Franga zvicerane edhe ajo e përfundon këtë periudhë 7-ditore negativisht duke shënuar zbritje të vlerës nga dita që lamë pas teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 103.4 lekë dhe është shitur me 104.4 lekë.

Paundi britanik referuar tregut të brendshëm valutor e mbyll javën në kuota të qëndrueshme pasi nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të vlerës nga dje duke u blerë sot me 109.1 lekë dhe duke u shitur me 110.2 lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat