Shqipëria Postuar më 12 Janar 2026, 14:16

Si duhet të ndryshojë mendësinë punëdhënësi shqiptar? - Muça: Punonjësi duhet trajtuar si partner, jo thjesht si burim pune

Nga Diamila Leka

Si duhet të ndryshojë mendësinë punëdhënësi

Në vitin 2026, sfida kryesore për punëdhënësit shqiptarë nuk është më vetëm gjetja e stafit, por mbajtja e tij të angazhuar, të motivuar dhe produktiv. Eksperti i punësimit Erion Muça, thekson se ndryshimi duhet të nisë nga vetë mendësia e drejtuesve të bizneseve.

“Punëdhënësit duhet të kenë parasysh ta trajtojnë si partner dhe bashkëpunëtor të rëndësishëm punonjësine tyre, nga pikëpamja profesionale por sidomos nga ajo njerëzore. Ti respetktojnëdhe të kenë ndërgjegjen e tillë që të respektojnë kontratën e punës 100%. Të ndërtojnë një klimë të brendshme samë miqësore për punonjësin, sa më mbështetëse për të që të rritet dhe zhvillohet dhe vetë profesionalisht, përtej punës. Të jenë më empatik në ndarjen e fitimeve shtesë për punonjësit."

Respektimi i kontratës së punës, ndërtimi i një klime miqësore dhe mbështetëse, si edhe vlerësimi i kontributit të punonjësve përtej detyrave të përditshme, janë elementë që sot bëjnë diferencën mes një biznesi që rritet dhe një biznesi që humbet burimet njerëzore.

“Jemi në kushtet ku nuk jemi vonë, por duhet bërë tani, ndërhyrja për të trajtuar punonjësit jo vetëm me mendësi perëndimore dhe modern, por edhe si një mënyrë, apo mënyra e vetme për ta mbajtur të angazhuar dhe produktiv brenda kompanisë.”

Përfshirja e punonjësve dhe ndarja e drejtë e fitimeve shtesë janë tashmë domosdoshmëri. Në një treg gjithnjë e më konkurrues, investimi tek njerëzit mbetet mënyra e vetme për të ndërtuar ekipe të qëndrueshme dhe biznese të suksesshme në 2026.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat