Si duhet të kontrollohen abuzimet me çmimet? - Eksperti Musta: Mekanizëm për matjen e marzheve të fitimit për kompanitë

Ndërsa në Shqipëri kanë nisur të ndjehen efektet e para të konfliktit në Lindjen e Mesme, reflektuar kjo në rritjen e çmimit të karburanteve, ekspertët parashikojë edhe ndryshim të çmimeve të produkteve të tjera, përfshirë edhe ato të ushqimeve.
Në një intervistë për SCAN TV, eksperti i ekonomisë, Eugen Musta, thekson se rritja e çmimeve shpesh është edhe spekulative dhe për këtë rekomandon marrjen e masave që synojnë mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet.
“Rritje e pritshme e çmimeve të naftës, energjisë dhe ushqimeve. Ka filluar një rritje e çmimit të naftës, e cila është ende e moderuar, por do të shihet nëse do të ketë kohëzgjatje situata. Pas kësaj do të jetë e lidhur me mënyrën se si do e interpretojnë këtë lajm. Ndonjëherë tek ne efekti që ndjehet tek në rritjen e çmimeve është spekulativ. Në kohë krizash praktika botërore lejon që shteti të ndërhyjë duke matur marzhin e fitimit të kompanive, përmes Autoritetit të Konkurrencës dhe formave të tjera të kontrollit.”
Por a është i vështirë nga autoritetet shtetërore matja e marzheve të fitimit për kompanitë dhe kryesisht importuesit?
“Matja e marzheve të fitimit vjen me një kosto administrative por nuk është e pamundur. Bordet e transparencës janë zgjidhje ekstreme, pasi ka autoritete që mund ta ushtrojnë këtë funksion”.
Gjatë vitit 2022, për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë, i cili u pasua me rritje shumë të lartë çmimesh në Shqipëri, qeveria ngriti Bordin e Transparencës për Monitorimin e Çmimeve të Ushqimeve dhe Bordin e Karburanteve. Por muaj më pas, Gjykata kushtetuese shfuqizoi Bordin e Ushqimeve duke e cilësuar të papajtueshëm me Kushtetutën.
Shqipëria ringre Shkollën e Aviacionit - Vetëm 10 kadetë do t’i nënshtrohen një kurrikule 18-mujore për t’u certifikuar si pilot
Kanë nisur procedurat për rekrutimin e studentëve të Shkollës së Aviacionit në Vlorë. Kjo shkollë do të rikthehet pas 19 vitesh falë bashkëpunimit midis......
A po i shkruan gjenerata Z rregullat e punës? - Hasalla: Brezat e rinj po ndryshojnë pritshmëritë ndaj kompanive shqiptare
Të rinjtë e brezit Gen Z dhe millennials po i kushtojnë gjithnjë e më shumë rëndësi qëllimit dhe kuptimit që u jep puna e tyre. Për shumë prej tyre, një vend......
Shqipëria, investitori i tretë në Kosovë/ Kapitali nga vendi ynë rrit praninë, investimet kalojnë 100 milionë euro në 2025
Investimet e huaja direkte në Kosovë shënuan një nivel rekord në vitin 2025, duke arritur në 1.03 miliard euro. Brenda këtij fluksi të përgjithshëm kapitali,......
Rritet me mbi 7 lekë çmimi i naftës! - Nga 182 lekë/litër deri në 189 lekë/litër. Tregu nën vëzhgim nga Konkurrenca
Konflikti në Lindjen e Mesme po reflekton me shpejtësi në tregun shqiptar. Këtë të premte, çmimi I naftës ka pësuar sërish rritje. Në shumicën e pikave të......
Kryeadministratorja e AAPSK në mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues të projektit “EU4LawEnforcement in Albania”
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja, mori pjesë sot në mbledhjen e parë të......
Pagat, sa tatim paguan shqiptarët në 2025-ën? - Nivel rekord, 529 milionë euro shtesë në buxhet në 10 vite
Qytetarët shqiptarë kanë paguar 825 milionë euro tatim mbi pagat dhe të ardhurat e krijuara nga qiratë afatgjatë dhe ato përmes platformave “Booking” dhe......
Mbështetje për sipërmarrjen e grave - Ministrja Ibrahimaj: Bonus 5% në grantet për startup-et e grave
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bën të ditur se thirrja e grantit 2026 për startup-et parashikon një bonus prej 5% mbi pikët e......
Shqipëria ngjitet në renditjen globale të lirisë ekonomike/ Vendi kryeson rajonin dhe disa ekonomi të rëndësishme në Europë
Shqipëria është renditur në vendin e 46-të në botë për sa i përket indeksit të lirisë ekonomike të publikuar nga Heritage Foundation. Sipas këtij raporti,......


