Si do të transformohet rruga Shirokë-Shkodër? - Detajet/ Projekti prej 3.8 milionë euro parashikon parkun “Buna 2”
Së shpejti do të nisë faza e dytë e rikualifikimit të zonës turistike të rrugës Shirokë-Shkodër. Në Agjencinë e Prokurimit Publik është shpallur tenderin me institucion kontraktor Fondin Shqiptar të Zhvillimit me vlera afro 3.8 milionë euro për kompanitë e interesuara, të cilat kanë afat që të aplikojnë deri më datën 27 gusht ora 11:00.
Projektimi i parkut të dytë “Buna” bazohet në konceptin e “gërshetimit”, i cili jep një zgjidhje globale hapësinore, funksionale dhe teknike që zgjidh lloje të ndryshme problematikash në lidhje karakterin urban te zonës, aksesin drejt Shirokës, lidhjes së lumit me malin.
Këto lidhje mund të klasifikohen në katër grupe:
- Lidhja fizike ndërmjet infrastrukturave ekzistuese dhe të reja të llojeve dhe përdorimeve të ndryshme. Këtu përfshihet rruga ekzistuese drejt Shirokës, që pavarësisht kalon në zona të banuara, ka mungesë trotuaresh.
- Lidhja e monumenteve kulturore ekzistuese dhe të reja duke krijuar një rrjet të pasur rrugësh të reja për këmbësorë dhe biçikleta. Në zonë planifikohet të ndërtohen dy monumente që do ti japin zonës një identitet më vete.
– Lidhja fizike dhe vizuale midis qytetit dhe natyrës duke shumëfishuar aksesin e këmbësorëve dhe biçikletave në bregun ujor të lumit Buna që shndërrohet në një pjesë tërheqëse të qytetit të pajisur me aktivitete rekreative dhe kulturore.
- Lidhja konceptuale e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes së zonës duke ndërtuar një pergola në vendin ku dikur ka qen thertorja e vjetër.
Paraqitja e zonës turistike të hyrjes Shirokë Shkodër është rezultat i ndërthurjes së të gjitha këtyre parqeve dhe infrastrukturave të ndryshme duke siguruar një strukturë të lidhjeve optimale hapësinore dhe funksionale. Këto lidhje kërkojnë zgjidhje të ndryshme teknike dhe zgjidhin ndryshimin në nivele me rampat, shkallët e ndenjëseve, këndet e lojërave për fëmijë me parqe rrëshqitëse, zonat sportive dhe ura për këmbësorë dhe vendkalime që lejojnë vizitorët të ecin mbi laguna.
Për të provuar kapacitetet financiare dhe ekonomike, operatorët ekonomikë duhet të paraqesin vërtetim për xhiron vjetore për vitet financiare 2022 - 2024 ku vlera e xhiros për të paktën një nga vitet e periudhës së kërkuar duhet të jetë jo më e vogël se vlera e përllogaritur e fondit limit në procedurën e prokurimit.
Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme: punë të ngjashme për një objekt të vetëm në një vlerë jo më të vogël se 50% e vlerës së përllogaritur të kontratës që prokurohet dhe që është realizuar gjatë pesё viteve të fundit, nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës, ose punë të ngjashme deri në një kufi, ku vlera monetare totale e punëve të kryera, e marrë së bashku gjatë pesё viteve të fundit, është jo më e vogël se dyfishi i vlerës limit të kontratës që prokurohet.
Plotësimi i njërit prej dy kushteve të sipërpërmendura e bën ofertën të kualifikueshme.

Infrastruktura bankare, sa ATM ka Shqipëria për frymë? Transformimi i sistemit të pagesave në vend dhe krahasimi me rajonin e Europën
Në vitin 2024, numri i përgjithshëm i bankomateve (ATM) në Shqipëri vlerësohet të ketë qenë 1,011 dhe në tremujorin e parë të vitit 2025 kjo shifër është......

Deri në 13 mijë euro gjobë për abuzimet me gjuetinë - Ndryshon ligji, subjektet private të drejtë për të marrë me qira zona për gjueti
Qeveria ka ndryshuar me “themel” ligjin për gjuetinë në Shqipëri, duke përcaktuar kushte dhe kritere të reja, baze të qartë dhe transparente, që rregullon......

A sigurohen shqiptarët kur udhëtojnë jashtë? - AMF: Vetëm 0.1% e shtetasve mendojnë për jetën dhe shëndetin në një vend tjetër
Ky vit nuk ka shënuar rekord vetëm për hyrjen e shtetasve të huaj në Shqipëri, por edhe për daljen e shqiptarëve jashtë vendit. Qoftë për pushime, punë ose......

Çmimet e vajit të ullirit, drejt rënies? - Prodhuesi më i madh në botë, optimist pas krizës së industrisë
Kompania spanjolle Deoleo, prodhuesi më i madh në botë i vajit të ullirit, thotë se të korrat e bollshme dhe përmirësimi i ndjenjës së tregut tregojnë se......

Temperaturat ekstreme rikthejnë zjarret në vend: 38 vatra në 24 orët e fundit, 14 ende aktive!
Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 38 vatra zjarri në territorin......

Kina nuk ndikohet nga tarifat e Trump - Eksportet kineze u rritën me mbi 7%, pavarësisht barrierave tregtare
Kina nuk e vuan presionin tarifor tw administratws Trump. Në muajin korrik, eksportet kineze u rritën me 7.2 përqind nga viti në vit, duke tejkaluar......

Efekti i "Ishullit të Nxehtësisë" - A do të bëhen qytetet evropiane të pabanueshme?
Vera e vitit 2025 është shënuar sërish nga disa valë të njëpasnjëshme nxehtësie, të cilat kanë përfshirë pjesë të mëdha të Evropës. Askund efektet e këtij......

Greqia, energjia e rinovueshme “shpërdorohet” - Rreth 10% e prodhimit nga burimet e gjelbra mbeti jashtë rrjetit
Një përqindje gjithnjë në rritje e prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme po shpërdorohet në Greqi, veçanërisht në periudha me kërkesë të ulët. Kjo......