Shqipëria Postuar më 18 Mars 2025, 11:34

Si do të mbrohen të drejtat e autorit? - Pr/ligji: Gjobat parashikohen deri në 3% e të ardhurave vjetore të platformave

Nga Diamila Leka

Si do të mbrohen të drejtat e autorit? - Pr/ligji: Gjobat parashikohen

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka nxjerrë për Konsultim Publik, projektligjin “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”.

Por çfarë parashikon ky projektligj?

Refeuar relacionit, objektivat e këtij projektligji janë: mbrotja e të drejtave të autorit dhe të drejtjave të tjera të lidhura me to, afati i mbrojtjes së të drejtës së autorit, kufizimet në ushtrimin e së drejtës së autorit, administrimi individual dhe kolektiv i të drejtave të autorit si dhe cënimin e tyre etj.

Ndërkohë, ky projektligj ndër të tjera do të harmonizojë plotësisht direktivat e BE, të cilat janë të harmonizuara pjesërisht. Si fillim direktiva e cilat duhet përmbushur është InfoSoc harmonizon të drejtat eksluzive të autorëve.

Direktiva për qiranë dhe huadhënien, e cila harmonizon të drejtën e autorëve, interpretuesve, producentëve dhe transmetuesve për të autorizuar ose ndaluar dhënien me qira dhe huadhënien e veprave të tyre dhe objekteve të tjera. Direktiva për të drejtën e rishitjes, për transmetimet satelitore dhe kabllore etj.

Por cilat do të jenë masat ndëshkimore?

Refeuar relacionit, nenet 9 dhe 10, mund të zbatohen përmes vendosjes së gjobave financiare, të cilat mund të arrijnë deri në 3% të të ardhurave vjetore të mbledhura në Republikën e Shqipërisë nga platforma.

Ndërsa direktiva përcakton se mbikëqyrja e rregullave do të jetë e ndarë ndërmjet Komisionit Evropian, i cili do të jetë përgjegjës kryesor për platformat e mëdha në internet.

Komisioni do të ketë kompetencën për të kryer hetime dhe për të vendosur gjobë deri në 6% të të ardhurave globale të platformës.



Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat