Shqipëria, Kosova dhe Kroacia, marrëveshje trepalëshe ushtarake!
Ministrat e Mbrojtjes së Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës (Pirro Vengu, Ivan Anushi dhe Ejup Maqedonci) kanë nënshkruar sot në Tiranë një marrëveshje tripalëshe ushtarake që synon të forcojë aftësitë mbrojtëse të tre vendeve, të rrisë bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe të përmirësojë ndërveprimin ushtarak përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta.
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci tha gjatë konferencës për shtyp se kjo marrëveshje është finalizim i përpjekjes një vjeçare që çoi në prodhimin e një deklarate tripalëshe që i hap rrugë bashkëpunimit mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.
“Synimi i këtij bashkëpunimi nuk është një kërcënim ndaj askujt, por është një mesazh për të gjithë ata që kërcënojnë sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, mes vendeve tona që ndajnë vlera dhe interesa të përbashkëta. Ne jemi bashkuar për t’u përballur me çdo kërcënim dhe rrezik që synon destabilizimin e rajonit”, tha ai.
“Rëndësia e këtij bashkëpunimi shtrihet edhe në rrafshe të tjera, veçanërisht në aspektin e industrisë së mbrojtjes, trajnimit, edukimit të personelit ushtarak, ndërsa adreson edhe çështjen e mbështetjes së dy vendeve për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike”, theksoi ai.
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, u shpreh se “ky dokument hap rrugë edhe për bashkëpunime të ndryshme, në fusha të ndryshme, për t’u përballur me kërcënimet moderne siç janë ato hibride”.
“E vlerësoj këtë marrëveshje si një angazhim të përbashkët, që ndodh jo shpesh në rajon. Kemi një deklaratë ndër të parat që është bërë në fushën trilaterale dhe që hap rrugë për vende të tjera që t’i bashkëngjiten kësaj nisme për paqe, stabilitet dhe më shumë siguri”, tha Maqedonci.
Sondazh

"Blueprint" – Historia e Rrugës së Arbrit. Dokumentari që zbardh të pathënat e një projekti strategjik
Emisioni "Blueprint", cikli i dokumentarëve kushtuar investimeve strategjike në Shqipëri, nisi transmetimin e tij këtë të hënë në 21:00 në SCAN TV, duke i......

“Blini armë evropiane!” - Macron i bën thirrje BE-së të mos investojë në pajisjet amerikane
Presidenti francez Emmanuel Macron dëshiron të bindë vendet e BE-së që të ndalojnë blerjen e pajisjeve mbrojtëse të SHBA-së dhe të marrin armë franceze dhe......

Mbi 410 mln lekë për regjistrimin fillestar të pronave - Në 106 zona kadastrale, kryesisht në veri të vendit
Operatori i Blerjeve te Përqendruara ka shpallur hapjen e tenderit për regjistrim fillestar për 106 zona kadastrale. Fondi limit i përllogaritur është 410......

Balluku: Abonentët familjarë po paguajnë faturat e energjisë së shkurtit 10.5% më lirë
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh sot përmes një video në rrjetet sociale se aktualisht......

Si ka nisur kjo ditë për valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe pse me një rënie të ;lehtë nga dje e ka nisur ditën pozitivisht në rritje duke u blerë këtë mëngjes me 90.8 lekë dhe duke u shitur me......

BE, plan për “mobilizimin” e kursimeve bankare - 10 trilionë euro të qytetarëve mund të përdoren për të mbështetur investimet
I nxitur nga nevoja për të investuar qindra miliarda në vit për të përmirësuar konkurrencën e sistemit industrial evropian, duke përfshirë frontin e......

Muzhaqi: Ligji për rininë, i harmonizuar me standardet e BE-së
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi prezantoi sot në Kuvend, projektligjin për disa ndryshime në ligjin nr.75/2019 “Për......

“BE gaboi në shënjestrimin e uiskit amerikan” - Kryeministri francez bën thirrje për të zgjidhur mosmarrëveshjet tregtare
Bashkimi Evropian ka gabuar në shënjestrimin e uiskit amerikan kur iu kundërpërgjigj tarifave të SHBA-së, tha kryeministri francez Francois Bayrou. Ai......