Muzhaqi: Ligji për rininë, i harmonizuar me standardet e BE-së
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi prezantoi sot në Kuvend, projektligjin për disa ndryshime në ligjin nr.75/2019 “Për Rininë”
Ministrja Muzhaqi u shpreh se ky projektligj vjen si një premtim i mbajtur ndaj të rinjve, si edhe për të përmbyllur një cikël katërvjeçar reformash në fushën e rinisë, që e kanë kthyer rininë në kryefjalë të politikëbërjes, në nivel vendor dhe kombëtar.
“Përgjatë 4 viteve të fundit, si pasojë e miratimit të akteve nënligjore të Ligjit për Rininë, sot janë ngritur dhe funksionojnë një rrjet strukturash, institucionesh, dhe programe që mbështesin të rinjtë në fusha të ndryshme dhe janë arritur rezultate të prekshme, dhe sigurisht prezantimi i ndryshimeve ligjore sot nuk do të ishte i plotë, pa përmendur arritjet e këtij 4 vjeçari në fushën e rinisë, si dhe arsyet që na kanë sjellë sot këtu me këto ndryshime ligjore”, tha Muzhaqi.
Sipas ministres Muzhaqi, projektligji për rininë përmban një numër të risish dhe përparësish në mbështetje të rinisë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të rinisë në mënyrë gjithëpërfshirëse
Ky projektligj sjell tre programe rinore që do të nidhmojnë për mbështetjen dhe aktivizimin e të rinjve
1- Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, Një program ekzistues që do vijë me një qasje të re, njejtë me programet evropiane. Për herë të parë, praktikantët në institucionet publike do të marrin një trajtim ushqimor gjatë praktikës 3-mujore. Ky program do të përfshijë për herë të parë edhe trajnime për aftësi digjitale dhe ndërpersonale, duke përgatitur 600 të rinj çdo vit për tregun e punës. Të rinjtë do të kenë mundësinë të zhvillohen profesionalisht duke zhvilluar eksperiencën e tyre të parë të punës, si dhe do të mbështeten financiarisht gjatë zhvillimit të praktikës.
2- Programi i Talenteve Rinore do të mbështesë të rinjtë në kultivimin dhe promovimin e talentit të tyre në fushat e artit, kulturës, edukimit, shkencës, teknologjisë dhe sportit, përmes mbulimit të kostove të pjesëmarrjes në kompeticionet dhe në veprimtaritë zyrtare ndërkombëtare, si dhe dhënies së shpërblimit financiar, bazuar në vlerësimin e në rezultatet e arritura nga të rinjtë në këto kompeticione dhe veprimtari ndërkombëtare.
3- Programi i Nismave Komunitare do të fuqizojë të rinjtë për të realizuar projekte të vogla që përmirësojnë jetën e komunitetit lokal, si në shkolla, universitete apo qytete. Financimi i AKR-së do të mbulojë ide kreative dhe transformuese të zbatuara nga vetë të rinjtë, qofshin ata pjesë e këshillit vendor rinor apo grupet jo formale te të rinjsh me dëshirën për të bërë ndryshimin.
Projektligji prezanton konceptin e qendrës rinore, si person juridik, duke synuar të thellojë bashkëveprimin ndëmjet bashkive dhe organizatave rinore dhe për të rinjtë në krijimin e qendrave rinore mirëfunksionale e të qëndrueshme financiarisht, si dhe rritjen e mundësive për ngritjen e tyre në të gjithë territorin e vendit. Rregullimet e propozuara synojnë të rrisin mundësinë e qendrave rinore për të përfituar nga financimet e donatorëve të huaj dhe aplikimet në projekte ndërkombëtare.
Projektligji rregullon njohjen dhe përcaktimin e kompetencave dhe formimit profesional që duhet të kenë punonjësit rinorë. Projektligji i hap rrugë dhe mbështetjes nga AKR-ja për pjesëmarrjen e punonjësve të sektorit që do duan të certifikohen si punonjës rinorë në programet profesionale që do të krijohen sipas ligjit.
Ministrja Muzhaqi bëri me dije se “falë investimeve tona, 15 qendra rinore dhe biblioteka tashmë po shërbejnë për 230,000 të rinj. Me ligjin e ri, ky numër do të shkojë në 250,000 brenda vitit 2025, duke zgjeruar mundësitë për të rinjtë në të gjithë vendin”.
"Sot, është seanca e fundit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit dhe besoj që në këtë kuadër, ky projektligj, ju jep të gjithëve mundësinë, për të bërë një akt sa politik, aq edhe qytetar duke votuar pro këtij projektligji që është tërësisht dhe në çdo pikë të tij, në të mirë dhe në mbështetje të interesave të të rinjve shqiptar, u shpreh ministrja.
Nuk ka vend për justifikime apo për arsyetime të tjera, ndaj ju ftoj ta votoni këtë projektligj për çdo të ri që njihni, që të lini një gjurmë pozitive në të ardhmen e tyre”, përfundoi Muzhaqi.
Sondazh

“BE gaboi në shënjestrimin e uiskit amerikan” - Kryeministri francez bën thirrje për të zgjidhur mosmarrëveshjet tregtare
Bashkimi Evropian ka gabuar në shënjestrimin e uiskit amerikan kur iu kundërpërgjigj tarifave të SHBA-së, tha kryeministri francez Francois Bayrou. Ai......

Fleta e votimit për 11 majin, përcaktohet renditja - "Aleanca për Shqipërinë Madhështore" do mbajë numrin 1, PS renditet e pesta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar me short renditjen e subjekteve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas përfundimeve të këtij......

“Tarifat rrezikojnë 9.5 trilionë USD transaksione” - Dhoma Amerikane paralajmëron për pasojat e konfliktit tregtar SHBA-BE
Konflikti tarifor SHBA-Evropë po rrezikon biznesin transatlantik me vlerë 9.5 trilion dollarë në vit, paralajmëroi Dhoma Amerikane e Tregtisë në BE. Dhoma......

“Me anëtarësimin në BE, 300 mln euro/vit për bujqësinë” - Kryeministri Rama dhe zv.kryeministrja Balluku, vizitë në një fermë në Divjakë
Kryeministri Edi Rama së bashku me zv.kryeministren, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vizituan nga afër fermën e......

I hapet rruga ngritjes së Bankës së Zhvillimit - Miratohet projektligji në Kuvend. Ibrahimaj: Ndihmon në përthithjen e fondeve të BE
Është miratuar në Kuvend projektligji që do t'i hapë rrugën ngritjes së Bankës Shqiptare të Zhvillimit. Gjatë seancës plenare, Ministrja e Shtetit për......

205 milionë lekë për pastrimin e bregdetit - Hapet tenderi në prag të sezonit turistik për plazhe më të pastra
Me afrimin e sezonit veror turistik, Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka shpallur hapjen e tenderit për shërbimin e pastrimit të zonës bregdetare për......

Çelet “Java e Parasë 2025” - Sejko: Edukimi financiar duhet të nisë që në moshë të hershme
Është çelur “Java e Parasë 2025”. Kjo javë është një festë mbarëbotërore e parasë, që synon ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetarë të......

“ALPEX dhe zhvillimi i burimeve të rinovueshme, arritje” - Komuniteti i Energjisë: Sfidë, integrimi me tregjet evropiane. Duhen miratuar ligje
Bashkimi i tregjeve energjetike Shqipëri-Kosovë dhe funksionimi i Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, zhvillimi i burimeve të rinovueshme të energjisë......