I hapet rruga ngritjes së Bankës së Zhvillimit - Miratohet projektligji në Kuvend. Ibrahimaj: Ndihmon në përthithjen e fondeve të BE
Është miratuar në Kuvend projektligji që do t'i hapë rrugën ngritjes së Bankës Shqiptare të Zhvillimit. Gjatë seancës plenare, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj u shpreh se financimet e Bankës Shqiptare e Zhvillimit do të shkojnë edhe në drejtim të infrastrukturës, eksporteve, apo projekteve strategjike për ekonominë.
“Qëllimi kryesor i kësaj banke është të nxisë zhvillimi ekonomik të vendit përmes lehtësimit të qasjes në financë të sektorëve të nënfinancuar duke mbështetur zhvillimin e infrastrukturës, eksportet dhe projektet strategjike për ekonominë. Struktura kapitale është projektuar për të siguruar qëndrueshmëri afatgjatë. Shteti do të zotërojë minimalisht 51% të aksioneve duke ruajtur kontrollin publik, ndërsa institucionet financiare ndërkombëtare dhe vendase mund të kontribuojnë në kapital. Banka do të sigurojë financime përmes financimeve përmes bashkëpunimeve si Banka Evropiane e Zhvillimit apo vendeve anëtare”.
Ibrahimaj theksoi ndër të tjera se Banka e Zhvillimit do të ndihmojë edhe në përthithjen e fondeve të Bashkimit Evropian.
“Krijimi i një institucioni të tillë mund të ndihmojë në përthithjen dhe shpërndarjen efektive të fondeve të BE, duke siguruar që investimet të drejtohen në projekte me rritje afatgjatë. Sot jemi përpara një momenti historik në anëtarësimin në BE dhe do të ketë fonde në dispozicion dhe duhet të ketë institucione që të kenë aftësinë që t’i përthithin këto fonde”.
Banka Shqiptare e Zhvillimit do të krijohet për të mbështetur ndërmarrjet shqiptare që nuk kanë qasje të mjaftueshme në financim nga tregu tradicional dhe të cilat shpesh përballen me vështirësi në sigurimin e kredive ose investimeve për zgjerim dhe inovacion. Ajo do të ofrojë gjithashtu produkte kursimi për qytetarët.
Sondazh

205 milionë lekë për pastrimin e bregdetit - Hapet tenderi në prag të sezonit turistik për plazhe më të pastra
Me afrimin e sezonit veror turistik, Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka shpallur hapjen e tenderit për shërbimin e pastrimit të zonës bregdetare për......

Çelet “Java e Parasë 2025” - Sejko: Edukimi financiar duhet të nisë që në moshë të hershme
Është çelur “Java e Parasë 2025”. Kjo javë është një festë mbarëbotërore e parasë, që synon ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetarë të......

“ALPEX dhe zhvillimi i burimeve të rinovueshme, arritje” - Komuniteti i Energjisë: Sfidë, integrimi me tregjet evropiane. Duhen miratuar ligje
Bashkimi i tregjeve energjetike Shqipëri-Kosovë dhe funksionimi i Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, zhvillimi i burimeve të rinovueshme të energjisë......

Tekstilet shqiptare shiten në Azi dhe Afrikë! - Nga Singapori, në Nigeri. Prodhuesit kërkojnë tregje të reja
Pas një periudhe të gjatë të penalizuar nga zhvlerësimi i euros ndaj lekut, duket se prodhuesit shqiptarë të tekstileve e kanë gjetur zgjidhjen nëpërmjet......

Raporti: Sundimi i ligjit është përkeqësuar ndjeshëm në të gjithë BE-në!
Raporti i Sundimit të Ligjit për Liritë i publikuar të hënën nga Unioni i Lirive Civile për Europën zbulon se ndërsa situata ndryshon nga një shtet anëtar në......

Eksportet dhe importet ndryshojnë pozicionet/ Blemë më pak, por shitëm më shumë. Ndikimi pozitiv erdhi nga lëndët djegëse
Në Shkurt të vitit 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 34 mld lekë, duke u rritur me 4.3%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me......

Evropa po ndërton 147 impiante për ruajtjen e energjisë - Sipas Komisionit Evropian, projektet do të shtojnë 14 GW kapacitet
147 projekte të ruajtjes së energjisë janë në ndërtim në Evropë, me një kapacitet total prej 14 GW, sipas Inventarit të Ruajtjes së Energjisë, një nismë e......

Paraja që qarkullon jashtë bankave, pranë një rekordi të ri/ Në Shkurt vlera arriti në 4.4 miliardë euro, rritet me rreth 20 mln euro
Pas rënies së ndjeshme në muajin Janar, volumi i parave që qarkullojnë jashtë bankave në vend ka shënuar një rritje në muajin e dytë të vitit aktual. Në fund......