Censi i bujqësisë shtyhet për në 2026-ën - Shkak, zgjedhjet. Nis puna për ngritjen e platformës elektronike
Censi i Bujqësisë, i cili përfshin numërimin e fermave dhe të bagëtive në të gjithë vendin do të shtyhet për në vitin 2026.
Edhe pse ishte planifikuar të kryhej këtë vit, pas Censit të popullsisë dhe banesave, arsyeja e shtyrjes lidhet me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të cilat mbahen më 11 Maj 2025.
INSTAT ka nisur fazën përgatitore për implementimin e Censit të Bujqësisë, i cili do të luajë rol vendimtar në përditësimin e informacionit statistikor të nevojshëm në nivel lokal dhe rajonal dhe pasqyrimin e ndryshimeve në që kanë ndodhur në këtë sektor në më shumë se një dekadë.
Aktualisht po punohet për ngritjen dhe vënien në funksion të platformës elektronike të grumbullimit të të dhënave, ndërsa anketimi në terren do të bëhet vitin e ardhshëm.
Një modul pyetjesh, u përfshirë në pyetësorin e Censit të Popullsisë dhe Banesave, me qëllim krijimin e listës së fermave bujqësore, e cila do të shërbejë si bazë zgjedhje për censin e ardhshëm të bujqësisë, kjo për arsye të mungesës së regjistrit administrativ të fermave.
Anketues të trajnuar do të vizitojnë njësitë ekonomike bujqësore në mbarë vendin, për të mbledhur të dhëna bazuar në pyetësorin e Cens. Do të ndiqen procedura të standardizuara për të ruajtur konfidencialitetin dhe saktësinë gjatë gjithë procesit të mbledhjes së të dhënave. Censi i Bujqësisë do të sigurojë informacione mbi module të veçanta, në të gjitha fermat bujqësore që kanë të bëjnë me: ujitjen, praktikat e menaxhimit të tokës, makineritë dhe pajisjet dhe pemëtarinë, të cilat rrjedhin nga zbatimi i rregulloreve të Komisionit Evropian mbi Vrojtimet Strukturore të Fermave, me vit reference vitin 2023, për vendet anëtare të BE.
Censi i Bujqësisë do të sigurojë gjithashtu të dhëna për strukturën e bujqësisë, veçanërisht për njësitë e vogla administrative.
Baza materiale për kryerjen e këtij procesi është ajo e përdorur për Censin e Banesave 2023, ndërsa ende nuk është llogaritur një kosto totale.
INSTAT do të bashkëpunojë edhe me institucione të tjera, veçanërisht me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për krijimin e një kornize/liste të besueshme dhe të përditësuar për t'u përdorur për mbledhjen e të dhënave në terren.
Një strategji e dedikuar komunikimi do të zhvillohet dhe finalizohet për Censin e Bujqësisë, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të nxjerrë në pah rëndësinë e Censit të Bujqësisë në audiencën e synuar.
Ky proces fillimisht ishte parashikuar të kryhej gjatë periudhës Tetor- Dhjetor 2024.
Sondazh

BE, jetëgjatësia në nivelin më të lartë ndonjëherë - Kryeson Mesdheu. Shtetet lindore, me moshën mesatare më të ulët
Jetëgjatësia në Bashkimin Evropian është rritur në nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë, sipas shifrave të publikuara nga Eurostat. Sipas të......

Ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit - BERZH mbyll fazën e parakualifikimit për projektin me vlerë 368 mln euro
Pas shtyrjes 1-mujore Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka përmbyllur fazën e parë të tenderit për ndërtimin e hekurudhës Vorë – Hani i Hotit.......

ETIAS, shtyhet afati për hyrjen në fuqi - Sistemi i ri për zonën Shengen do të nisë në fund të vitit 2026
Prezantimi i ETIAS, Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit, që synon të përmirësojë sigurinë kufitare, është shtyrë sërish. Kjo......

Tradita shqiptare në “zemër” të Gjenevës - Stenda shqiptare, në Panarin e Pronësisë Intelektuale
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale ka shpallur hapjen e tenderit për projektin “Side Event”, i cili është menduar të organizohet në formën e......

Industria e çelikut, thirrje për kufizim çmimesh - Prodhuesit britanikë kërkojnë mbështetje për të përballuar tarifat e Trump
Industria britanike e çelikut ka bërë thirrje për kufizimin e çmimeve të energjisë, që të konkurrojnë me Francën dhe Gjermaninë, ndërsa kompanitë përballen......

Rritje e detyruar page për mbi 143 mijë punonjës - 7 mln euro të ardhura shtesë në buxhet. Cilët ishin sektorët që rishikuan deklarimet?
Mbi 143 mijë punonjës në të gjithë vendin kanë përfituar rritje të detyruar page përgjatë vitit 2024. Të dhënat nga raporti vjetor i Drejtorisë së......

Çmimet e naftës kapin rekord të ri ndërsa tensionet në Detin e Kuq intensifikohen pas sulmeve të SHBA!
Çmimet e naftës së papërpunuar kapën nivelet e tyre më të larta që nga 4 marsi pas sulmeve ushtarake amerikane ndaj grupit Houthi të Jemenit në Detin e Kuq......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan duket që ka kaluar një fundjavë relativisht të qetë teksa vazhdon edhe këtë të hënë të blihet me 91 lekë dhe të shitet me 92 lekë sipas......