Tradita shqiptare në “zemër” të Gjenevës - Stenda shqiptare, në Panarin e Pronësisë Intelektuale
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale ka shpallur hapjen e tenderit për projektin “Side Event”, i cili është menduar të organizohet në formën e një panairi ku stenda prezantuese e Shqipërisë do të qëndrojë e hapur nga data 8-17 korrik në Gjenevë, Zvicër.
Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, ky projekt interieri përfaqëson Shqipërinë në një panair ndërkombëtar në Gjenevë, duke përdorur një qasje arkitektonike që ndërthur elemente tradicionale shqiptare me dizajnin modern. Ai synon të krijojë një përvojë unike për vizitorët, duke pasqyruar identitetin kombëtar përmes formave, materialeve dhe ndriçimit.
Dizajni bazohet ne identitetin kombetar shqiptar, duke shfrytëzuar ngjyrat e flamurit kombetar të kuqen dhe të zezen, si elemente kryesore të paletës.
Ky dizajn arrin të harmonizojë traditën dhe bashkëkohoren, duke përçuar një imazh të fuqishëm të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare të panairit të Gjenevës. Ai jo vetem që ekspozon pasurinë kulturore shqiptare, por edhe krijon një përvojë tërheqëse dhe inspiruese për vizitorët.
Në këtë panair, ku Shqipëria performon për herë të parë në mjediset e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO) do të marrin pjesë edhe 2 artizanë. Artizanët do të prezantojnë produkte filigrani dhe veshje tradicionale shqiptare.
Gjithashtu, te stenda do të ketë një monitor që do të transmetojë materiale promovuese për treguesit gjeografikë të Shqipërisë. Stenda dedikuar Shqipërisë do të ndërtohet nëpërmjet një projekti arkitekturor, pasi çdo detaj do të përfaqësojë kulturën, traditën, folkun dhe natyrën e Shqipërisë.
Këto video do të jenë të prodhurara për t’u transmetuar në audiencë profesionistësh të Pronësisë Intelektuale në mbarë botën, duke bërë kështu edhe më të qartë paketën ofertuese të vendit tonë, përsa i përket treguesve gjografikë. Insertet do të jenë pasqyrë e qartë për atë se çfarë Shqipëria ofron dhe potencialet reale të saj.
Ndërsa, ceremonia e hapjes do të zhvillohet në datën 10 korrik 2025 në orën 18:00, e cila përkon me ditët e para te Asamblesë së Përgjithshme të Pronësisë Intelektuale (WIPO). Ndërkohë, vlera e përllogaritur e këtij projekti është 14 milionë lekë.
Sondazh

Industria e çelikut, thirrje për kufizim çmimesh - Prodhuesit britanikë kërkojnë mbështetje për të përballuar tarifat e Trump
Industria britanike e çelikut ka bërë thirrje për kufizimin e çmimeve të energjisë, që të konkurrojnë me Francën dhe Gjermaninë, ndërsa kompanitë përballen......

Rritje e detyruar page për mbi 143 mijë punonjës - 7 mln euro të ardhura shtesë në buxhet. Cilët ishin sektorët që rishikuan deklarimet?
Mbi 143 mijë punonjës në të gjithë vendin kanë përfituar rritje të detyruar page përgjatë vitit 2024. Të dhënat nga raporti vjetor i Drejtorisë së......

Çmimet e naftës kapin rekord të ri ndërsa tensionet në Detin e Kuq intensifikohen pas sulmeve të SHBA!
Çmimet e naftës së papërpunuar kapën nivelet e tyre më të larta që nga 4 marsi pas sulmeve ushtarake amerikane ndaj grupit Houthi të Jemenit në Detin e Kuq......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan duket që ka kaluar një fundjavë relativisht të qetë teksa vazhdon edhe këtë të hënë të blihet me 91 lekë dhe të shitet me 92 lekë sipas......

Si mund të shndërrohet Shqipëria në magnetin Europian të turizmit?- Revista "Focus": Nga rritja, tek diversifikimi dhe sfidat e së ardhmes
Turizmi padyshim që ka qenë kryefjala në dy viteve të fundit, pasi muaj pas muaji ka regjistruar rekorde të reja duke thyer çdo parashikim. Por, arritjet e......

Emigrantët investojnë në vendlindje - Selca në Mokër të Pogradecit po kthen banorët e larguar
Zona e Mokrës në Pogradec po kthehet në një destinacion mjaft të preferuar nga turistët. Kjo ka bërë që shumë emigrantë të rikthehen për të investuar. Pas......

Biznesi i vogël mban ekonominë në “këmbë”/ Rrisin peshën ndaj totalit, të punësuarit dhe shitjet neto
Bazuar në shifrat e vrojtimit sa i përket statistikave strukturore të ndërmarrjeve, 99.9% të ndërmarrjeve aktive e zënë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, me......

Në periudhën 2021-2024, TVSH rritet në 8.85% - Cilët janë faktorët që kanë kontribuar më shumë?
Në periudhën 2021-2024, TVSH-ja, mesatarisht ka pësuar një rritje prej 8.85%. Sipas një studimi të ALTAX, kjo tregon rritje të barrës fiskale dhe është......