Shqipëria Postuar më 14 Mars 2025, 13:23

Dita e Verës nxit tregtinë vendase - Zejtarët: Kjo ditë shërben për të reklamuar produktet tona

Nga Hamit Yzeiraj

Dita e Verës nxit tregtinë vendase - Zejtarët: Kjo ditë

Dita e Verës mbush rrugët e Shqipërisë me gëzim, festime dhe aromën e ballokumeve.

Kjo festë tradicionale shënon ardhjen e pranverës, duke gjallëruar vendin me aktivitete dhe panaire.

Por përtej simbolikës, ajo ka edhe një ndikim ekonomik, duke nxitur tregtinë vendase.

Në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" ku u përqendruan kryesisht festimet në kryeqytet, zejtarë të ndryshëm shfrytëzuan këtë ditë për të reklamuar produktet e tyre, ku nuk munguan as ato të agroturizmit.

“Qëllimi kyesor është reklamimi I produkteve, si psh glikoja e arrëës, misër apo çdo gjë tjetër që ne kemi në agroturizëm për tja treguar më nga afër qytetarëve.” “Edhe vjet kishte shumë punë, sot ndikoi pak koha, por prapë dhe disa e sotme kishte qytetarë të interesuar për produkte të ndryshme.” U shprehën disa nga zejtarët që kishin ngritur stendat tek bulevarardi “Dëshmorët e Kombit”.

Ballokumet, si ëmbëlsira kryesore e kësaj feste, shoqëruan qytetarët në rrugë.

Por nuk munguan as veroret, lulet dekorative, librat, produkte të ndryshme të agroturizmit dhe madje edhe bagëtitë e imëta.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat