Shqipëria Postuar më 17 Mars 2025, 13:31

205 milionë lekë për pastrimin e bregdetit - Hapet tenderi në prag të sezonit turistik për plazhe më të pastra

Nga Ernilda Luzi

205 milionë lekë për pastrimin e bregdetit - Hapet tenderi

Me afrimin e sezonit veror turistik, Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka shpallur hapjen e tenderit për shërbimin e pastrimit të zonës bregdetare për bashkitë Vlorë, Himarë dhe Sarandë. Fondi limit i përllogaritur në total është është dyqind e pesë milion e katërqind e gjashtëdhjetë e një mijë e katërqind lekë.

Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, operatori i shërbimit është i detyruar të bëje grumbullmin dhe transportin e mbetjeve nga pikat e grumbullmit të tyre deri ne pikën fundore të depozitimit të tyre. Ky shërbim do të kryhet jo më pak se 2 herë për çdo zonë, brenda fashës orare 18.00-06.00.

Organizimi i procesit të punës duhet të bëhet në mënyrë të tillë që të gjitha punimet të kryhen brenda orëve të natës, duke filluar jo më parë se ora 18.00, me qëllim që në orën 06.00 zona e kontraktuar të jetë krejtësisht e pastër.

Gjithashtu në dokument theksohet se, autoriteti kontratues ka të drejtë të inspektojë në çdo kohë dhe në përfundim vendet e grumbullimit të mbetjeve për të parë kryerjen e shërbimeve, respektimin e standarteve të kërkuara, rregullave dhe cilësisë së kërkuar dhe për të vendosur ndalesa, penalitete dhe gjoba për mospërmbushjen e tyre.

Operatori i shërbimit ka për detyrë të kryejë grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve urbane që depozitohen në ambjente publike brenda zonës së kontraktuar edhe në rast se hidhen larg pikave të miratuara të grumbullimit të tyre. 

Ndërkohë, viti 2024 ishte një vit i begatë sa i përket turizmit në Shqipëri, ku u shënua një numër rekord turistësh të cilët vizituan vendin tonë.

Sipas shifrave zyrtare të bëra të ditura nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Shqipërinë e vizituan 11.7 milionë vizitorë të huaj përgjatë vitit 2024, me një rritje prej 15.2% krahasuar me vitin 2023.

 

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat