Shqipëria Postuar më 17 Mars 2025, 13:54

“Me anëtarësimin në BE, 300 mln euro/vit për bujqësinë” - Kryeministri Rama dhe zv.kryeministrja Balluku, vizitë në një fermë në Divjakë

Nga Ernilda Luzi

“Me anëtarësimin në BE, 300 mln euro/vit për

Kryeministri Edi Rama së bashku me zv.kryeministren, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vizituan nga afër fermën e suksesshme “Vjen”. Në këtë fermë, është ngritur një industri e lehtë me 1,700 krerë lopë duke prodhuar 19 ton qumësht në ditë.

Kryeministri Rama theksoi se anëtarësimi në BE do të mundësojë që të rritet edhe mbështetja për këtë sektor.

Sivjet, risia që merret financim nga Banka e Shqipërisë që mbështetja bëhet më e madhe, plus duhet  të integrohemi në BE, pasi na vijnë 300 mln euro direkt për bujqësinë në vit. Të bashkojmë forcat, për t’i dhënë drejtim. Ne duhet të mbarojmë negociatat deri në 2027, se për të hyrë në BE duhet të plotësohen të gjitha standadet. Duhet të kontrollohen standardet, veterinerët t’i kontrollojnë. Hap pas hapi po kalojmë në zhvillim.

Ndërkohë, fermerët theksuan se falë ndihmës së IPARD dhe përkushtimit e mundit të tyre arritën të kenë këtë sukses.

Pas vizitës në fermën "Vjen”, Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektuan vijimin e punimeve në rrugën Gur-Remas në Divjakë. Aktualisht janë realizuar afro 35% e punimeve të rrugës, që i shërben banorëve të fshatit Remas dhe të gjithë përdoruesve të zonës.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat