Shqipëria Postuar më 18 Mars 2025, 10:40

"Blueprint" – Historia e Rrugës së Arbrit. Dokumentari që zbardh të pathënat e një projekti strategjik

Nga SCAN TV

"Blueprint" – Historia e Rrugës së Arbrit. Dokumentari

Emisioni "Blueprint", cikli i dokumentarëve kushtuar investimeve strategjike në Shqipëri, nisi transmetimin e tij këtë të hënë në 21:00 në SCAN TV, duke i dedikuar episodin e parë një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore të vendit – Rrugës së Arbrit.

Një rrugë e premtuar për dekada, e vonuar nga sfidat teknike dhe financiare, por që sot përfaqëson një nga transformimet më të rëndësishme në lidhjen mes Shqipërisë së Mesme dhe Veriut. Përmes këtij dokumentari, zbulohen prapaskenat e një prej projekteve më ambicioze të ndërtimit në vend, duke sjellë zërat e atyre që e ideuan dhe e realizuan.

Çfarë zbulohet në këtë dokumentar ekskluziv?

Kush e quajti për herë të parë "Rruga e Arbrit" dhe çfarë simbolike mbart ky emër?

Cilat ishin pengesat kryesore që mbajtën peng këtë rrugë për kaq gjatë?

A ka ndryshuar vërtet realiteti për qytetarët e Dibrës dhe bizneset lokale?

Si u realizua tuneli më i gjatë i Rrugës së Arbrit dhe cilat ishin sfidat gjeologjike?

Si do të menaxhohet kjo rrugë në të ardhmen dhe cilat janë projektet e tjera infrastrukturore që lidhen me të?

Me një analizë të thelluar, dëshmi ekskluzive dhe pamje të rralla, "Blueprint" sjell një rrëfim të plotë mbi këtë arterie të re të zhvillimit ekonomik dhe social të Shqipërisë.

 Ndiqni dokumentarin e plotë këtu:

 

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 18 Mars Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo ditë për valutat kryesore?

Dollari amerikan edhe pse me një rënie të ;lehtë nga dje e ka nisur ditën pozitivisht në rritje duke u blerë këtë mëngjes me 90.8 lekë dhe duke u shitur me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat