Bota Postuar më 18 Mars 2025, 11:20

Rusia planifikon prodhim masiv të litumit në 2030 - Synon të paktën 60,000 tonë karbonat litiumi në fund të dekadës

Nga Kristi Ceta

Rusia planifikon prodhim masiv të litumit në 2030 - Synon të

Rusia planifikon të prodhojë të paktën 60,000 tonë metrikë karbonat litiumi në vitin 2030, tha ministria e burimeve natyrore. Moska kërkon të reduktojë varësinë e saj nga importet dhe të rrisë prodhimin e baterive elektrike me kapacitet të lartë.

Litiumi dhe mineralet e tjera kritike, duke përfshirë metalet e tokës së rrallë, kanë fituar vëmendjen globale muajt e fundit, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump synoi të kundërshtonte dominimin e Kinës në këtë sektor duke ofruar marrëveshje prodhimi për Ukrainën dhe Rusinë.

Litiumi, një metal thelbësor për prodhimin e automjeteve elektrike, përfshihet në listën e 50 mineraleve që konsiderohen kritike nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. Rusia raportoi se kishte 3.5 milionë tonë rezerva të oksidit të litiumit.

Shërbimi Gjeologjik amerikan vlerësoi rezervat e litiumit të Rusisë në rreth 1 milion ton në vitin 2024, duke e renditur në vendin e 14-të në botë. Oksidi i litiumit përmban rreth një të tretën e litiumit të pastër dhe karbonati i litiumit përmban rreth 20% të litiumit të pastër. “Prodhimi industrial i mineralit në vend do të fillojë në vitin 2030”, tha ministria.

Presidenti Vladimir Putin tha muajin e kaluar se Rusia duhet të përshpejtojë planet për të gërmuar depozitat e litiumit.

Kërkesa për këtë mineral është rritur vitet e fundit, ndërsa kompanitë ruse punojnë në prodhimin masiv të baterive dhe automjeteve elektrike.

"Vendi ka importuar tradicionalisht litium dhe tani është thelbësore të hapen me shpejtësi objektet dhe të rritet nxjerrja dhe përpunimi i këtij burimi të rëndësishëm strategjik për ekonominë," shtoi ministria.

Qeveria tha se kishte lëshuar licensa kërkimi për tre depozita kryesore. Ato dhe fabrikat e prodhimit pranë tyre priten të bëhen funksionale deri në vitin 2030. Në vitin 2023, Rusia nxori vetëm 27 tonë litium si nënprodukt në një depozitë smeraldi në Malet Urale.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 18 Mars Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo ditë për valutat kryesore?

Dollari amerikan edhe pse me një rënie të ;lehtë nga dje e ka nisur ditën pozitivisht në rritje duke u blerë këtë mëngjes me 90.8 lekë dhe duke u shitur me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat