Shqipëria Postuar më 18 Mars 2025, 11:31

1.33 mld lekë për rrugët lidhëse në Tunelin e Llogarasë - ARRSH bën gati tenderin, sivjet parashikohet hapja përfundimtare për automjetet

Nga Ola Mitre

1.33 mld lekë për rrugët lidhëse në Tunelin e

Ndërtimi i rrugëve lidhëse në Tunelin e Llogarasë do të kushtojë rreth 1.33 mld lekë apo 13.5 mln euro. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin mbi kufirin e lartë monetar që parashikohet të hapet në vijim, me qëllim përzgjedhjen e kompanisë që do të kryejë punimet. Paralelisht është planifikuar edhe tenderi për mbikëqyrjen e punimeve, me një fond limit prej 26.67 mln lekë.

Tuneli i Llogarasë u hap për kalimin e automjeteve përgjatë sezonit veror të vitit të kaluar. Ndërkohë që, në muajin tetor u mbyll sërish, për të përmbyllur punimet edhe në tunelin e emergjencës. Dorëzimi final i kësaj vepre infrastrukturore parashikohet të bëhet përgjatë këtij viti, teksa kalimi përgjatë tij do të jetë me pagesë. Gjithsesi, deri më tani nuk është bërë ende me dije sesa do të jetë tarifa që do të aplikohet.

Ndërtimi i tunelit të Llogarasë nisi në nëntor të vitit 2021 përmes një kontrate me vlerë 17 mld lekë. Ai ka një gjatësi prej 6 km dhe përbëhet nga tuneli kryesor dhe ai i emergjencës.

Ai është pjesë e seksionit rrugor Orikum - Himarë dhe fillon 500 m në veri - perëndim të urës së Shën Elizës në segmentin rrugor Dukat - Llogara dhe përfundon 1.3 km në perëndim të urës së Palasës, duke evituar tërësisht Qafën e Llogarasë. Kalimi përmes tunelit shkurton kohën e aksesimit të jugut të vendit me rreth 45 minuta.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat