Shqipëria Postuar më 8 Korrik 2025, 12:53

Shqiptarët, më pak kërkesa për azil në BE - Ministria e Brendshme: Nga janari në maj 3261 shtetas të kthyer

Nga Hamit Yzeiraj

Shqiptarët, më pak kërkesa për azil në BE - Ministria e

Gjithnjë e më shumë po bie numri i shqiptarëve që refuzohen në kufijtë e vendeve të Bashkimit Europian. Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, gjatë periudhës janar–maj të këtij viti, 3 261 shtetas shqiptarë janë kthyer pas, janë refuzuar, ose janë larguar me forcë pas aplikimit për azil. 

Kjo shifër shënon një ulje me 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Arsyeja kryesore lidhet ngushtësisht me rënien e përgjithshme të aplikimeve për azil në vendet e BE-së, ndonëse të dhënat zyrtare të detajuara për këtë tregues nuk janë publikuar ende nga Ministria e Brendshme apo EUROSTAT.

Pas kulmit të vitit 2021, kur u regjistruan rreth 13 200 aplikime për azil,  një valë që përkoi me pasojat e pandemisë COVID-19,  kërkesat kanë ardhur në rënie. Vetëm në periudhën janar–nëntor të vitit 2024, sipas Eurostat, u regjistruan rreth 6 800 aplikime nga shqiptarët, duke shënuar nivelin më të ulët në një dekadë.

Në këtë panoramë, vendet pritëse po ashpërsojnë gjithnjë e më shumë politikat e tyre. Gjermania, nën qeverinë e re të Friedrich Merz, ka njoftuar se prej 6 majit 2025 ka filluar të ndalojë hyrjen në kufi për azilkërkuesit që nuk përmbushin kushtet, duke i kthyer ata pa procedurë të plotë. Italia, ndërkohë, po zhvendos një pjesë të aplikimeve për azil në qendra të posaçme jashtë territorit, si në Shqipëri.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat