Inflacioni i qershorit arrin në 2.4%/ Rritja e kërkesës turistike ndikon në çmimet e ushqimeve dhe shërbimeve
Indeksi i Çmimeve të Konsumit për muajin Qershor 2025 arriti në nivelin 119,2, duke u marrë si pikë reference muajin Dhjetor 2020. Në këtë periudhë, ndryshimi vjetor i indeksit ishte 2.4%, një rritje krahasuar me vlerën 2.1% që ishte një vit më parë. Kjo normë rezulton të jetë më e larta që nga muaji shkurti i vitit të kaluar.
Nga ana tjetër, kjo situatë ka lidhje të drejtpërdrejtë me turizmin, veçanërisht në periudhën e verës kur kërkesa për shërbime turistike, hotele, kafene dhe restorante rritet ndjeshëm.
Rritja vjetore e çmimeve në Qershor u ndikua kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, i cili kontribuoi me 1.19 pikë përqindje në rritjen e indeksit. Pas tij, grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” pati një ndikim pozitiv prej 0.36 pikë përqindje. Ndikime të tjera me përmasa më të vogla dhanë grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0.22 pikë, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0.17 pikë, “Argëtim dhe kulturë” me 0.15 pikë, dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0.10 pikë.
Në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndryshimet më të mëdha vjetore të çmimeve u regjistruan në grupin “Argëtim dhe kulturë” me një rritje prej 6.8%. Pas këtij grupi vijnë “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.5% rritje secili. Grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” u rrit me 3.0%, ndërsa “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” shënuan rritje prej 1.8% secili. Të tjera rritje janë vërejtur te “Hotele, kafene dhe restorante” me 1.7%, “Komunikimi” me 1.6%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1.2%, “Shërbimi arsimor” me 0.9% dhe “Shëndeti” me 0.6%. Vetëm grupi “Transporti” shënoi ulje çmimesh prej 0.5%.
Brenda grupit të ushqimeve, nëngrupet me rritjen më të lartë të çmimeve ishin “vajra dhe yndyrna” me një rritje prej 7.6%, “zarzavate përfshirë patatet” me 5.3%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 4.6%, “mish” me 4.0%, “peshk” me 2.4% dhe “fruta” me 1.3%.

Trump “sfidon” gjigantët e televizionit - Lideri amerikan prezanton platformën televizive Truth+
Trump Media ka lançuar platformën televizive Truth+, në bashkëpunim me rrjetin Newsmax. Kompania paralajmëron gjithashtu shërbime të reja financiare dhe......

Shqipëria, kampione e Europës për familjet me fëmijë/ Më shumë se 6 në 10 familje ndajnë tryezën me gjeneratën e ardhshme
Shqipëria mban rekordin në Europë për përqindjen më të lartë të familjeve me fëmijë. Sipas të dhënave më të fundit krahasuese nga INSTAT dhe EUROSTAT të......

Shqiptarët më jetëgjatët në Ballkan/ Jetojmë mesatarisht 79 vite, femrat kryesojnë edhe me më shumë
Një raport i fundit i publikuar nga Worldometer hedh dritë mbi jetëgjatësinë mesatare të njerëzve në vende të ndryshme të botës, duke përfshirë të dhëna......

Sejko apel Bankave Tregtare: Garancia Sovrane dhe Programi për SME-të, shtysë për kreditimin në bujqësi!
Nevoja për rritjen e kreditimit të sektorit bujqësor, me fokus investimet që rrisin produktivitetin dhe kapacitetin këtij sektori, përmes instrumenteve......

Rritet me 20% kërkesa për energji elektrike - Balluku: Shifrat për javën e parë të korrikut, OSHEE garanton furnizim të qëndrueshëm
Kërkesa për energji elektrike në javën e parë të korrikut ka shënuar një rritje të ndjeshme, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”. Të dhënat......

Ish-Ministri rus i Transportit gjendet i vdekur - Mediat ruse: Roman Starovoit ka kryer vetëvrasje pas shkarkimit nga detyra
Roman Starovoit, ish-Ministri i Transportit në Rusi, u gjend i vdekur disa orë pas shkarkimit nga detyra. Sipas mediave ruse, dyshohet se ish-zyrtari ka......

Garancia Sovrane për bujqësinë/ Malaj: Bashkëpunimi me sektorin bankar, i rëndësishëm për zbatimin e suksesshëm!
Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë sot në tryezën e diskutimit me përfaqësues të sektorit bankar lidhur me garancinë sovrane për bujqësinë,......

Publikohet kalendari për aplikimin dhe regjistrimin në Universitete!
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përmes rrjeteve sociale publikoi sot kalendarin e procedurave për aplikimin në universitete për vitin......