Saranda, me Pol të Zhvillimit Turistik - Hapet tenderi i fazës së dytë 332,5 mln lekë për lotin III
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për fazën e dytë të investimeve për transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi, loti 3 Poli i Zhvillimit Turistik në Sarandë. Fondi limit i vënë në dispozicion për këtë projekt është 332 milionë e 523 mijë lekë.
Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, do të krijohet Poli Turistik i Sarandës, si një kampus Eco-Smart, me qëllim që të transformojë zonën në një qendër të integruar kulturore dhe ekonomike që ndërthur akomodimin, turizmin, artin, edukimin, kulturën dhe jetën e komunitetit.
Projekti synon të rigjallërojë asetet e degraduara përmes ndërhyrjeve të qëndrueshme, duke ofruar një platformë për zhvillimin e ekonomisë lokale dhe promovimin e vlerave unike të rajonit. Në thelb të këtij objektivi qëndron krijimi i një modeli ekonomik inovativ që lidh turizmin me edukimin, duke mundësuar uljen e papunësisë, rritjen e aftësive të specializuara dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për komunitetin lokal. Përmes këtij projekti, Saranda synon të kthehet në një destinacion turistik tërheqës dhe një qendër zhvillimi që pasqyron harmoninë mes natyrës, kulturës dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Ndërhyrja do të fokusohet në zonën e quajtur "Kodra e Gjashtës", e cila ndodhet në brendësi të qytetit. Vila qeveritare e ndodhur në “Kodrën e Gjashtës” në Sarandë përfaqëson një nga ndërtimet më të rëndësishme të periudhës socialiste në Shqipëri. Në afërsi të vilës, sot ndodhet një objekt që pritet të shërbejë si shkollë 9-vjeçare, duke e transformuar zonën nga një hapësirë e lidhur me simbolikën e pushtetit të kaluar në një qendër të zhvillimit dhe edukimit bashkëkohor.
Nga ana tjetër, ndërhyrja do të konsistojë në: Rehabilitimin e objekteve ekzistuese; shtimin e objekteve të reja: palestër për shkollën, event Space, restorant, strukturë hotelerie dhe dhoma zhveshjeje në funksion të pishinës, si dhe hapësira të reja rekreacioni.
Po kështu do të rehabilitohen shtresat për parkimin dhe rrugët brenda zonës së projektit; do të sistemohen hapësirat e jashtme në funksion të Shkollës 9- vjecare, event space, objektit qeveritar, zonës së akomodimit, gjelbërimit, lojës dhe çlodhjes.

Reformimi i administratës lokale/ Balluku, me administratorët e rinj në Fier: Duhen shërbime më cilësore për qytetarët!
Pas reformimit të administratës lokale, zv.kryeministrja Belinda Balluku ka zhvilluar një takim me administratorët e rinj të 13 Njësive Administrative të......

Plan ndërhyrjesh për vaditjen në Myzeqe - Liqeni i Thanës, “ushqen” 70 vjet me ujë 40 mijë ha
Ujëmbledhësi i Thanës, një ndër veprat më të rëndësishme që “ushqen” me ujë mbi 40 mijë hektarë në Myzeqe ka një ndikim të madh për zhvillimin e bujqësisë.......

Cfarë shitëm në rajon përgjatë gjysmës së parë të vitit? Në Serbi dhe Bosnje Hercegovinë, zarzavate. Lëndët djegëse, në vendet e tjera
Eksportet shqiptare kanë shënuar një rritje të konsiderueshme në gjysmën e parë të vitit 2025, duke u bazuar te tregu rajonal. Kosova është shndërruar në......

30 mln euro për trenin Durrës-Rrogozhinë - BERZH rikonfirmon mbështetjen për projektin e tretë të madh hekurudhor
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka rikonfirmuar mbështetjen financiare për rehabilitimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII......

Transformimi digjital i arsimit në Shqipëri - Rreth 5.5 mld lekë për laboratorë Smart. Inteligjenca artificiale, edhe në mësimdhënie
Përmes përmirësimit të infrastrukturës, teknologjive inovative dhe kurrikulave digjitale gjithëpërfshirëse, arsimi në Shqipëri pritet të përjetojë një......

Përshpejtohen punimet për furnizimin me ujë në Shkodër - Linjë e re 70 km, përfitues do të jenë 8000 banorë
Në Shkodër po avancojnë punimet për linjën e re të ujësjellësit prej 70 km. Ky investim po realizohet falë bashkëpunimit mes Bashkisë dhe......

Britani-Francë, marrëveshja për emigrantët hyn në fuqi - Skema lejon “shkëmbimin” e azilkërkuesve midis palëve
Marrëveshja për emigrantët, midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, ka hyrë në fuqi, me ndalimet që do të fillojnë deri në fund të javës. Skema pilot "një......

Merr “jetë” zona e zhvillimit ekonomik në Xhafzotaj - Investim 1,5 miliardë lekë. Ministria e Ekonomisë lidh kontratën me “Vertigo”
Këshilli i Ministrave ka miratuar lidhjen e kontratës ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës, Inovacionit dhe zhvilluesit “VERTIGO” sh.p.k., për......