Reformimi i administratës lokale/ Balluku, me administratorët e rinj në Fier: Duhen shërbime më cilësore për qytetarët!
Pas reformimit të administratës lokale, zv.kryeministrja Belinda Balluku ka zhvilluar një takim me administratorët e rinj të 13 Njësive Administrative të Bashkisë Fier, ku kërkoi dhënien e shërbimeve cilësore për qytetarët. Kjo, duke marrë në konsideratë edhe reformat që po ndërmerren aktualisht, siç është edhe lirimi i hapësirave publike.
“Me të gjitha kërkesat e reja që disa reforma që po zhvillohen në këto momente kanë, juve duhet të jeni në lartësinë e duhur, pasi lirimi i hapësirave publike, që duhet ta nënvizoj këtë, në Fier nuk ka atë problematikë që mund të ketë në disa zona të tjera siç është rasti i Vlorës apo i Tiranës, duhet të jetë një ndër prioritetet që secili administrator duhet të ketë, për të shkuar edhe në të njëjtën rrugë me çka qeveria shqiptare kërkon në këto momente”, - tha Balluku.
Gjatë takimit, Balluku tha se ndryshimet në administratën lokale synojnë forcimin e saj, teksa disa prej punonjësve u rikonfirmuan në detyrë për shkak të performancës së tyre të mirë.
“Na duhet një forcim i administratës lokale, edhe Njësitë Administrative për t’iu përgjigjur edhe kërkesave të kohës. Ndoshta s’ka qenë e nevojshme deri para pak kohësh që ju të kishit djem apo vajza, të cilët janë të prirur ndaj inovacionit, teknologjisë, por do keni nevojë që në stafet tuaja të keni disa individë të tillë sepse duhe t’u ofrojnë shërbime që të moshuarit apo grupe të tjera nuk mund t’i bëjnë përmes pajisjeve të tyre të telefonit apo pajisjeve të tjera elektronike, siç është rasti i e-Albania-s”, - u shpreh Balluku.
Reformimi i administratës lokale në Bashkinë e Fierit zgjati 20 ditë.

Plan ndërhyrjesh për vaditjen në Myzeqe - Liqeni i Thanës, “ushqen” 70 vjet me ujë 40 mijë ha
Ujëmbledhësi i Thanës, një ndër veprat më të rëndësishme që “ushqen” me ujë mbi 40 mijë hektarë në Myzeqe ka një ndikim të madh për zhvillimin e bujqësisë.......

Cfarë shitëm në rajon përgjatë gjysmës së parë të vitit? Në Serbi dhe Bosnje Hercegovinë, zarzavate. Lëndët djegëse, në vendet e tjera
Eksportet shqiptare kanë shënuar një rritje të konsiderueshme në gjysmën e parë të vitit 2025, duke u bazuar te tregu rajonal. Kosova është shndërruar në......

30 mln euro për trenin Durrës-Rrogozhinë - BERZH rikonfirmon mbështetjen për projektin e tretë të madh hekurudhor
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka rikonfirmuar mbështetjen financiare për rehabilitimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII......

Transformimi digjital i arsimit në Shqipëri - Rreth 5.5 mld lekë për laboratorë Smart. Inteligjenca artificiale, edhe në mësimdhënie
Përmes përmirësimit të infrastrukturës, teknologjive inovative dhe kurrikulave digjitale gjithëpërfshirëse, arsimi në Shqipëri pritet të përjetojë një......

Përshpejtohen punimet për furnizimin me ujë në Shkodër - Linjë e re 70 km, përfitues do të jenë 8000 banorë
Në Shkodër po avancojnë punimet për linjën e re të ujësjellësit prej 70 km. Ky investim po realizohet falë bashkëpunimit mes Bashkisë dhe......

Britani-Francë, marrëveshja për emigrantët hyn në fuqi - Skema lejon “shkëmbimin” e azilkërkuesve midis palëve
Marrëveshja për emigrantët, midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, ka hyrë në fuqi, me ndalimet që do të fillojnë deri në fund të javës. Skema pilot "një......

Merr “jetë” zona e zhvillimit ekonomik në Xhafzotaj - Investim 1,5 miliardë lekë. Ministria e Ekonomisë lidh kontratën me “Vertigo”
Këshilli i Ministrave ka miratuar lidhjen e kontratës ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës, Inovacionit dhe zhvilluesit “VERTIGO” sh.p.k., për......

Modernizimi i flotës ajrore - Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, prezanton tre prioritetet
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, ka prezantuar tre prioritetet për modernizimin e flotës ajrore shqiptare. Në një postim në rrjetet sociale, ministri......