Merr “jetë” zona e zhvillimit ekonomik në Xhafzotaj - Investim 1,5 miliardë lekë. Ministria e Ekonomisë lidh kontratën me “Vertigo”
Këshilli i Ministrave ka miratuar lidhjen e kontratës ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës, Inovacionit dhe zhvilluesit “VERTIGO” sh.p.k., për ndërtimin, administrimin dhe monitorimin e funksionimit të zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik në Xhafzotaj, Shijak.
Zhvilluesi, shoqëria “Vertigo” sh.p.k., zotëron kapacitetet dhe aftësitë tekniko-financiare për projektimin, financimin, ndërtimin, administrimin dhe monitorimin e funksionimit të Zonës së Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik Xhafzotaj, Shijak.
Sipas vendimit, parashikohet që brenda kësaj zone të zhvillohen një sërë veprimtarish ekonomike, që janë të llojit industri prodhuese; industri e automjeteve dhe pjesëve të këmbimit; industri e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (ICT); industri e pajisjeve elektrike dhe elektronike; industri e produkteve të energjisë; industri e rëndë; industri e lehtë dhe agropërpunuese; përpunim dhe magazinim mallrash; tregtare dhe eksport-import; shërbime; industri të tjera, në përputhje me legjislacionin shqiptar.
Territori ku do të ndërtohet kjo qendër, ka një sipërfaqe prej 135 215 m2 dhe periudha e funksionimit të zonës është 35 vjet, me të drejtë përsëritjeje deri në 99 vjet që fillon nga data e hyrjes në fuqi të kontratës.
Vlera e investimit për realizimin e projektit do të jetë 1,569 miliardë lekë. Në kontratë përcaktohet se zhvilluesi duhet të sigurojë hapjen minimalisht të 35 vende pune me fillimin e aktivitetit në zonë, dhe së bashku me përdoruesit duhet të sigurojë minimalisht 500 vende pune në përputhje me planbiznesin.
Bizneset që do të zhvillojnë aktivitetin në këtë zonë do të përfitojnë disa lehtësi fiskale. Përjashtim nga pagesa e 50% të normës së tatimfitimit për 5 vitet e para të aktivitetit brenda zonës. Investimet kapitale të kryera brenda 3 viteve të para përfitojnë 20% zbritje tatimore për një periudhë 2-vjeçare.
Mallrat e furnizuara brenda zonës për qëllime ekonomike janë subjekt i TVSH-së 0%. Mallrat që dalin nga zona si eksporte ose rieksporte janë të përjashtuara nga detyrimet e pagesës së TVSH-së. Ndërtesat brenda zonës janë të përjashtuara nga taksa e pasurisë së paluajtshme për 5 vjet.
Përdoruesit e zonës janë të prëjashtuar nga taksa mbi kalimin e pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme. Shpenzimet për pagat dhe kontributet shoqërore janë të zbritshme në masën 150% të vlerës së tyre. Shpenzimet e trajnimit të punonjësve zbriten me dyfishin e vlerës së tyre për 10 vjet. Shpenzimet e kërkimit dhe zhvillimit janë të zbritshme me dyfishin e vlerës së tyre për 10 vjet.

Modernizimi i flotës ajrore - Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, prezanton tre prioritetet
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, ka prezantuar tre prioritetet për modernizimin e flotës ajrore shqiptare. Në një postim në rrjetet sociale, ministri......

Provimet e pranimit në Universitet/ Manastirliu: Për herë të parë aplikim online përmes e-Albania!
Të gjithë maturantët që konkurrojnë përmes provimit në programet e studimit, Mjekësi e Përgjithshme dhe Arkitekturë & Urbanistikë kanë mundësi të aplikojnë......

Rruga Elbasan-Qafë Thanë, 378 mln lekë për shpronësimet - Korridori VIII, kompensimi i pronarëve lejon mbylljen e punimeve në lotin 4
Rreth 378 mln lekë është fondi i shpronësimeve për pronarët që preken nga ndërtimi i aksit rrugor Elbasan– Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII. Lista me......

Shirat ndihmojnë situatën e zjarreve në vend/ AKMC: 16 vatra të evidentuara, vetëm 2 ende aktive!
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 16 vatra zjarri në territorin e vendit, 1 ndër të cilat mbetet aktive......

Transformimi i termocentraleve të vjetra në Evropë - Impiantet do të shndërrohen në qendra të dhënash për “IA”
Disa nga termocentralet e vjetra me qymyr dhe gaz në Evropë do të kenë një të ardhme “teknologjike”, pasi gjigantët e sektorit, si Microsoft dhe Amazon,......

Ndërtuesit e pallateve, me rregulla të reja për kantieret - 4 kamera sigurie në çdo kënd, foto të projektit dhe tabela me të dhëna për objektin
I rrethuar nga të paktën 4 kamera sigurie në çdo kënd, foto të projektit në pjesën ballore të tij apo tabela me të dhënat për objektin që do të ndërtohet,......

Luhatje në tregun valutor – Dobësohen Franga dhe Paundi!
Kjo e martë ka nisur me luhatje të lehta të kuotës për të gjitha valutat kryesore përballë monedhës vendase me Dollarin amerikan i cili është blerë sot me......

Pse metalet janë në qendër të ideologjisë së Trump? - Tarifat 50% synojnë të “ringjallin” ekonominë amerikane
Tarifat e larta prej 50% mbi importet e çelikut, bakrit dhe aluminit që vendosi administrata e Trump nuk janë vetëm masa ekonomike, por edhe politike. Ato......