Provimet e pranimit në Universitet/ Manastirliu: Për herë të parë aplikim online përmes e-Albania!
Të gjithë maturantët që konkurrojnë përmes provimit në programet e studimit, Mjekësi e Përgjithshme dhe Arkitekturë & Urbanistikë kanë mundësi të aplikojnë online nga data 11 deri më 13 gusht, përmes portalit zyrtar e-albania.al ka bërë me dije ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale.
Manastirliu tha se “kjo është hera e parë që aplikimi për provimet e pranimit kryhen në mënyrë tërësisht elektronike, duke lehtësuar dhe thjeshtuar procesin për të gjithë maturantët”.
Hapat që duhen ndjekur për të aplikuar:
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
Zgjidhni shërbimin “Aplikim për provimin e pranimit ne programin “Mjekësi e përgjithshme””;
Në formularin që ngarkohet, plotësoni të dhënat e nevojshme për regjistrimin në provimin e pranimit në programin “Mjekësi e përgjithshme “dhe dërgoni aplikimin;
Kryeni pagesën;
Ngarkoni mandat pagesën;
Gjatë aplikimit, kandidati pajiset me një kod unik për të gjurmuar në çdo kohë statusin e aplikimit dhe njoftohet nëpërmjet email-it për pranimin/ refuzimin e aplikimit.
Universiteti Politeknik i Tiranës
Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
Zgjidhni shërbimin “Aplikim për provimin e pranimit ne programin “Arkitekturë & Urbanistikë”;
Në formularin që ngarkohet, plotësoni të dhënat e nevojshme për regjistrimin në provimin e pranimit ne programin “Arkitekturë & Urbanistikë”;
Kryeni pagesën;
Ngarkoni mandat pagesën;
Gjatë aplikimit, kandidati pajiset me një kod unik për të gjurmuar në çdo kohë statusin e aplikimit dhe njoftohet nëpërmjet email-it për pranimin/ refuzimin e aplikimit.
Më shumë informacion kliko këtu!

Rruga Elbasan-Qafë Thanë, 378 mln lekë për shpronësimet - Korridori VIII, kompensimi i pronarëve lejon mbylljen e punimeve në lotin 4
Rreth 378 mln lekë është fondi i shpronësimeve për pronarët që preken nga ndërtimi i aksit rrugor Elbasan– Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII. Lista me......

Shirat ndihmojnë situatën e zjarreve në vend/ AKMC: 16 vatra të evidentuara, vetëm 2 ende aktive!
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 16 vatra zjarri në territorin e vendit, 1 ndër të cilat mbetet aktive......

Transformimi i termocentraleve të vjetra në Evropë - Impiantet do të shndërrohen në qendra të dhënash për “IA”
Disa nga termocentralet e vjetra me qymyr dhe gaz në Evropë do të kenë një të ardhme “teknologjike”, pasi gjigantët e sektorit, si Microsoft dhe Amazon,......

Ndërtuesit e pallateve, me rregulla të reja për kantieret - 4 kamera sigurie në çdo kënd, foto të projektit dhe tabela me të dhëna për objektin
I rrethuar nga të paktën 4 kamera sigurie në çdo kënd, foto të projektit në pjesën ballore të tij apo tabela me të dhënat për objektin që do të ndërtohet,......

Luhatje në tregun valutor – Dobësohen Franga dhe Paundi!
Kjo e martë ka nisur me luhatje të lehta të kuotës për të gjitha valutat kryesore përballë monedhës vendase me Dollarin amerikan i cili është blerë sot me......

Pse metalet janë në qendër të ideologjisë së Trump? - Tarifat 50% synojnë të “ringjallin” ekonominë amerikane
Tarifat e larta prej 50% mbi importet e çelikut, bakrit dhe aluminit që vendosi administrata e Trump nuk janë vetëm masa ekonomike, por edhe politike. Ato......

BE pezullon kundërmasat ndaj SHBA - Vendimi përballet më kritika nga zyrtarët evropianë
Bashkimi Evropian (BE) do të pezullojë dy paketa kundërmasash të planifikuara kundër tarifave të Shteteve të Bashkuara për gjashtë muaj, pas një......

“Paradoksi” i bizneseve greke - Numër i lartë ndërmarrjesh të vogla dhe të mesme, por produktivitet i ulët
Greqia renditet ndër vendet e BE-së me numrin më të madh të bizneseve të vogla dhe të mesme në raport me popullsinë, por në të njëjtën kohë produktiviteti i......