Shqipëria Postuar më 10 Korrik 2025, 10:50

Sa kushtojnë recetat e mjekimeve të verës për fëmijët? - Farmacistja Muka: Variojnë nga 3500 lekë deri në dyfishim

Nga Diamila Leka

Sa kushtojnë recetat e mjekimeve të verës për

Tashmë në sezonin e verës, nuk ka vetëm pushime relaksuese, por situatë delikate e virozave sezonale, sidomos e fëmijët. E ndërsa prindërit përballen me çmimet e mjekimeve.

Por cilat janë kostot e recetave të verës që prindërit paguajnë për medikamentet në farmaci?

“Variojnë, mund të them që fillojnë nga 3500 lekë të reja, për receta që trajtohen vetëm simptomat, pastaj nëse kemi të bëjmë me antibiotikë, kjo vlerë dyfishohet,” shprehet Kleida Muka, farmaciste .

Sipas farmacistes Muka, gjatë verës qytetarët paraqiten gjithnjë e më shpesh në farmaci me receta që lidhen me infeksione të ndryshme, të cilat shfaqen ose gjatë pushimeve, ose pas tyre.

“Recetat më të shpeshta janë në lidhje me infeksionet respiratore, pra me simptomat të tilla si dhimbje fyti, probleme me bllokimin e hundëve, apo kollë. Gjithashtu kemi dhe problematikat qëshfaqen pas pushimeve, kryesisht janë infeksionet e rrugëve urinare, që shoqërohen me djegie apo dhimbje gjatë urinimit. Gjithashtu kemi infeksione të traktit gastrointenstinal, diarre, të vjella dhimbje barku”, tha ajo.

Farmacistja këshillon që prindërit të konsultohen me mjekun për t marrë gjithmonë trajtimin e përshtatshëm sidomos gjatë kohës kur temperaturat janë të larta.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat