Sa borxh publik ka Shqipëria? - Tkurret me 0.3% në tremujorin e dytë. Arrin në nivelet më të ulëta në raport me PBB
Borxhi publik i Shqipërisë rezulton të jetë tkurrur përgjatë muajve prill-qershor. Sipas buletinit të sapopublikuar nga Ministria e Financave, borxhi ka zbritur në 14.1 miliardë euro në tremujorin e dytë nga 14.2 miliardë euro që ishte më parë, një rënie e lehtë kjo me 0.3%.
Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), stoku total i borxhit publik regjistrohet në 54.02%, duke shënuar kështu një rënie me gati 0.2%. Ndikimin më të madh në këtë rënie e ka dhënë borxhi i brendshëm, ndërsa stoku i atij të jashtëm vijon të jetë me rritje në raport me PBB.
Stoku i borxhit të qeverisë kundrejt Prodhimit të Brendshëm Bruto rezulton të ketë prekur nivelet më të ulëta që prej vitit 2015. Zhvlerësimi i euros dhe mbiçmimi i lekut i kanë shërbyer qeverisë për sa i përket uljes së detyrimit të marrë, duke e bërë atë më të lirë dhe këstet më të ulëta. Pra, janë lehtësuar kostot e shërbimit të borxhit.
Nga totali i borxhit, 7.8 miliardë euro është i marrë brenda në vend në monedhën kombëtare, dhe 6.2 miliardë euro është borxh i huaj, i marrë në valutë (kryesisht në euro).
Qeveria parashikon që borxhi publik bruto të vijojë të ndjekë trajektoren rënëse edhe përgjatë vitit, në përputhje me rregullin respektiv fiskal.
Në vitin 2025 parashikohet të bjerë në rreth 55.8%. Sipas skenarit bazë, borxhi publik bruto pritet të bjerë në rreth 55% në vitin 2026 dhe më tej në rreth 48.5% në vitin 2031.

Sektori turistik, në kulmin e investimeve/ Huadhënia për hotele dhe restorante shënon rekord
Në muajin Qershor të vitit 2025, huatë e reja të dhëna për korporatat jofinanciare private u vlerësuan në 25.9 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej......

Grup-kapitulli 5 i negociatave me BE-në/ Denaj: Mbështetje fermerëve, modernizimit të bujqësisë dhe sigurisë ushqimore!
Denaj ndau sot në rrjetet sociale një video informuese për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grup-kapitullin 5: “Burimet, Bujqësia dhe......

Manastirliu prezanton katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë së Tiranës!
Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu prezantoi ditën e sotme, katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë Tiranë. Sipas......

Dhoma Amerikane publikon Indeksin e Biznesit 2024-2025
Dhoma Amerikane ka publikuar Indeksin e Biznesit duke sjellë perceptimin e anëtarëve të saj për indikatorët kryesorë të klimës së biznesit gjatë 2024.......

Durrsakët, më kursimtarët në 2025 - BSH: Depozitat në Tiranë dhe Vlorë, me rënie të lehtë. Si paraqitet situata në qarqet e tjera?
Qytetarët dhe bizneset po mbajnë gjithnjë e më shumë kursime në bankë. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se totali i depozitave pësoi......

Rregullore Kombëtare për Hapësirën Publike - Rama: Së shpejti do të konsultohet me komunitetet dhe sipërmarrësit e vegjël
Shqipëria do të ketë një rregullore kombëtare të hapësirës publike, me qëllim zhvillimin e kontrolluar të saj. Lajmi është bërë I ditur nga kryeministri Edi......

891 milionë lekë për Censin e Bujqësisë - Parashikohen gjoba kush nuk jep informacione të sakta
Pas përmbylljes së Censit të Popullsisë dhe Banesave në vitin 2023, Instituti i Statistikave po përgatitet për Censin e Bujqësisë. Projektligji është nxjerrë......

Tarifa për turistët i sjell Venecias 5,4 mln euro - Në qendrën historike jetojnë më pak se 50.000 vetë, por vijnë miliona turistë në vit
Dhjetë euro u është dashur të paguajnë turistëve ditorë për të vizituar qendrën historike të Venecias më 2025. Qyteti ndërkohë ka përfunduar fazën e provës me......