Europa Postuar më 31 Korrik 2025, 10:17

Tarifa për turistët i sjell Venecias 5,4 mln euro - Në qendrën historike jetojnë më pak se 50.000 vetë, por vijnë miliona turistë në vit

Nga Kristi Ceta

Tarifa për turistët i sjell Venecias 5,4 mln euro - Në
Dhjetë euro u është dashur të paguajnë turistëve ditorë për të vizituar qendrën historike të Venecias më 2025. Qyteti ndërkohë ka përfunduar fazën e provës me sistemin e tarifës dhe ka nxjerrë një bilanc paraprak.

Rregullorja që hyri në fuqi vitin e kaluar, duhet të ndihmojë për koordinimin më të mirë të turizmit masiv në qytetin lagunë buzë Adriatikut. Por, nëse blerja e një bilete hyrëse për në qytet i step vërtet turistët, kjo mbetet një temë e diskutueshme.

Qyteti i Venecias ka numëruar gjithsesi mbi 720.000 vizitorë që i kanë sjellë arkës së qytetit gjithsej 5,4 milionë euro, pothuajse dyfish më shumë se në vitin 2024. Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë vendosur edhe 2500 gjoba, ndaj atyre që kanë hyrë pa biletë për të vizituar qytetin.

Në qendrën historike të Venecias jetojnë sot më pak se 50.000 vetë, ndërkohë që vijnë miliona turistë në vit.

Kush e rezervon biletën në avancë paguan më pak

Rregullorja këtë herë ishte në fuqi për 54 ditë, e shpërndarë në fundjava dhe ditë pushimesh nga prilli, maji, qershori dhe korriku - përkatësisht nga ora 8.30 deri në 16. Kush e ka rezervuar në avancë biletën, ka paguar pesë euro. Ata që neglizhojnë duke blerë biletën në kohën kur kanë dashur të hyjnë në qytet kanë paguar dyfishin. Për vendasit, fëmijët si dhe turistët që qendrojnë disa netë në qytet, janë bërë përjashtime. Sidoqoftë turistët që kalojnë netët në hotel paguajnë taksën për qytetin.

Të ardhurat duhet të përdoren në dobi të qytetit

Në 2024 në fund të fazës së provës me 29 ditë, të ardhurat arritën në 2,4 milionë euro me një numër vizitorësh rreth 485.000. Këto të ardhura, duke u zbritur kostot e shërbimit përkatës, do të përdoren në dobi të qytetit dhe banorëve të tij. Një analizë e plotë e të dhënave të përgjithshme ende nuk është përfunduar.

Në Venecia numri vjetor i turistëve arrin në miliona. Po ashtu shtrohet pyetja, nëse mjafton një tarifë hyrjeje, për ta kufizuar turizmin masiv. Për më tepër që në qytetin lagunë një kafe kushton po aq sa edhe tarifa e hyrjes.

Shqipëria 31 Korrik Edel Strazimiri

Si është mbyllur ky muaj për valutat kryesore?

Dollari amerikan është blerë këtë të enjte me 84 lekë dhe është shitur me 85.5 lekë duke e mbyllur muajin në rritje sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat