Nafta fiksohet në 210 lekë/litër - Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në mbledhjen e zhvilluar më 17 prill 2026, duke përcaktuar tavanet për shitjen me pakicë dhe shumicë në vend.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 është caktuar në 210 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë në 198 lekë për litër. Ndërkohë, për benzinën çmimi maksimal në pakicë është vendosur në 176 lekë për litër dhe 164 lekë për litër në shumicë.
Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi sot, më 17 prill, në orën 16:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.
Autoritetet u bëjnë thirrje operatorëve të tregtimit të nënprodukteve të naftës të zbatojnë me përpikëri këtë vendim, duke paralajmëruar masa të rrepta në rast shkeljesh, deri në pezullim të aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, theksojnë angazhimin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.
Në një sqarim shtesë, bëhet e ditur se çmimet aktuale mbeten nën kufijtë e përcaktuar nga Akti Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, çka nënkupton se niveli i akcizës vijon të zbatohet i plotë, në masën 100%.
35 vite kapitalizëm në Shqipëri, sfidat e tregut të lirë - Nga tranzicioni, te e ardhmja. Diskutime mbi modelin ekonomik
Instituti Liberal “Pashko” organizoi forumin për lirinë ekonomike me temë “35-vjetori i kapitalizmit shqiptar: Tregu i lirë përtej krizës”, duke mbledhur......
Pika e daljes së gazit në Fier - TAP nis zbatimin e kontratës për ndërtimin, në fund i dorëzohet shtetit
Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit të infrastrukturës së gazit në Shqipëri, duke nisur zbatimin e kontratës për......
Shqipëria drejt internetit “gigabit” - Ndryshimet e reja pritet të sjellin 5G dhe fibër optike më shpejt në çdo zonë
Interneti më i shpejtë dhe shërbimet digjitale më cilësore pritet të marrin një shtysë të re në Shqipëri, përmes një nisme që synon modernizimin e rrjeteve......
Sezoni turistik, synohet higjienë dhe përmirësimi i imazhit - 207 milionë lekë për menaxhimin e mbetjeve në zonat bregdetare
Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka shpallur hapjen e garës për menaxhimin e mbetjeve urbane në zonat bregdetare të vendit. Sipas dokumentit në Agjencinë......
“Reforma në farmaceutikë, fokus te stabiliteti i tregut” - Ministrja Sala: Prioritet, aksesi dhe barnat inovative
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Evis Sala ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Farmaceutikës. Në fjalën e saj, Sala vuri theksin......
Thellohet deficiti tregtar me 12.2% në Mars/ Eksportet, në rritje të nxitura nga mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike
Eksportet e mallrave vijuan rritjen edhe në muajin mars, duke dhënë sinjale të moderuara stabilizimi për tregtinë e jashtme, por paralelisht edhe importet......
Vizitorët në strukturat akomoduese, rritje me 9.7%/ Italia vijon të mbetet burimi kryesor i turistëve
Gjatë muajit shkurt në Shqipëri qëndruan në strukturat akomoduese rreth 156 mijë vizitorë, duke shënuar një rritje prej 9.7% krahasuar me të njëjtën periudhë......
Kur mund t’ju bllokohen llogaritë bankare? - Agjencia e Inteligjencës Financiare, në “lupë” transaksionet. Të drejtë pezullimi
Agjencia e Inteligjencës Financiare do të ketë kompetenca të plota të pezullojë përdorimin e llogarive bankare nga individë dhe biznese si dhe të pezullojë......


