Shqipëria drejt internetit “gigabit” - Ndryshimet e reja pritet të sjellin 5G dhe fibër optike më shpejt në çdo zonë

Interneti më i shpejtë dhe shërbimet digjitale më cilësore pritet të marrin një shtysë të re në Shqipëri, përmes një nisme që synon modernizimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike në të gjithë vendin.
Qëllimi kryesor i një projektligji të përgatitur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, është të ndërtohen më shpejt dhe me kosto më të ulët rrjetet e internetit me kapacitet shumë të lartë, si fibra optike dhe teknologjia 5G, duke përmirësuar ndjeshëm lidhjen për qytetarët dhe bizneset.
Por çfarë do të ndryshojë konkretisht në praktikë?
Së pari, mënyra se si ndërtohen rrjetet. Aktualisht, kompanitë shpesh detyrohen të ndërtojnë infrastrukturë të re nga e para, gjë që kërkon kohë dhe kosto të larta. Me rregullat e reja, ato do të mund të përdorin edhe infrastrukturën ekzistuese, si tubacionet, shtyllat, kanalet apo hapësirat në ndërtesa, duke shmangur investimet e dyfishta.
Së dyti, vendosen rregulla të qarta për aksesin. Çdo operator që kërkon të ndërtojë rrjet, ka të drejtë të kërkojë përdorimin e kësaj infrastrukture. Ndërkohë, operatorët ekzistues dhe institucionet publike do të duhet ta ofrojnë atë në kushte të drejta dhe të barabarta për të gjithë. Refuzimi do të lejohet vetëm në raste të arsyetuara, si mungesa e hapësirës, probleme teknike apo çështje sigurie.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me koordinimin e punimeve. Në të ardhmen, kur do të hapen rrugë apo do të kryhen ndërtime, këto procese do të shfrytëzohen njëkohësisht edhe për vendosjen e kabllove të internetit. Kjo do të shmangë hapjet e përsëritura të rrugëve dhe do të kursejë kohë dhe para për të gjitha palët.
Po ashtu, rritet transparenca në sektor. Operatorët do të jenë të detyruar të japin informacion bazë mbi infrastrukturën që disponojnë, si vendndodhja dhe përdorimi i saj. Kjo ndihmon kompanitë e tjera të planifikojnë më mirë investimet dhe shmang mbivendosjen e panevojshme të rrjeteve.
Një element tjetër i rëndësishëm është se rregullat synojnë të mbrojnë edhe pronarët e pronave dhe interesin publik. Aksesi në infrastrukturë nuk duhet të cenojë të drejtën e pronësisë dhe do të bëhet gjithmonë mbi baza të drejta dhe transparente.
Në të njëjtën kohë, kjo nismë përditëson kuadrin ekzistues ligjor, duke zëvendësuar ligjin aktual dhe duke e përafruar atë me standardet e Bashkimit Europian për rrjetet gigabit.
Synimi është më pak kosto për ndërtimin e rrjeteve, më shumë investime në teknologji dhe, në fund, internet më i shpejtë, më i qëndrueshëm dhe më i përballueshëm për çdo qytetar.
Sezoni turistik, synohet higjienë dhe përmirësimi i imazhit - 207 milionë lekë për menaxhimin e mbetjeve në zonat bregdetare
Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka shpallur hapjen e garës për menaxhimin e mbetjeve urbane në zonat bregdetare të vendit. Sipas dokumentit në Agjencinë......
“Reforma në farmaceutikë, fokus te stabiliteti i tregut” - Ministrja Sala: Prioritet, aksesi dhe barnat inovative
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Evis Sala ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Farmaceutikës. Në fjalën e saj, Sala vuri theksin......
Thellohet deficiti tregtar me 12.2% në Mars/ Eksportet, në rritje të nxitura nga mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike
Eksportet e mallrave vijuan rritjen edhe në muajin mars, duke dhënë sinjale të moderuara stabilizimi për tregtinë e jashtme, por paralelisht edhe importet......
Vizitorët në strukturat akomoduese, rritje me 9.7%/ Italia vijon të mbetet burimi kryesor i turistëve
Gjatë muajit shkurt në Shqipëri qëndruan në strukturat akomoduese rreth 156 mijë vizitorë, duke shënuar një rritje prej 9.7% krahasuar me të njëjtën periudhë......
Kur mund t’ju bllokohen llogaritë bankare? - Agjencia e Inteligjencës Financiare, në “lupë” transaksionet. Të drejtë pezullimi
Agjencia e Inteligjencës Financiare do të ketë kompetenca të plota të pezullojë përdorimin e llogarive bankare nga individë dhe biznese si dhe të pezullojë......
“Dy vjet për të rikuperuar prodhimin e energjisë” - Kreu i IEA, Birol: Të përgatitemi për çmime edhe më të larta
Do të duhen rreth dy vjet për të rikuperuar prodhimin e energjisë të humbur në Lindjen e Mesme nga konflikti atje, u shpreh Fatih Birol, kreu i Agjencisë......
Cilat janë punët e së ardhmes për të rinjtë? - "Inxhinier i inteligjencës artificiale", pozicioni më i lakmuar
Rritja e inteligjencës artificiale (IA) po ngre shqetësime në lidhje me humbjen e mundshme të vendeve të punës, por sipas LinkedIn, ajo po krijon gjithashtu......
Sa u rrit numri i fluturimeve komerciale gjatë Marsit? Shqipëria kryeson renditjen duke lënë pas rajonin dhe Europën
Numri i fluturimeve komerciale konsiderohet një nga treguesit më të rëndësishëm për të matur zhvillimin e turizmit dhe nivelin e lidhjes së një vendi me......


