Shqipëria Postuar më 17 Prill 2026, 13:55

35 vite kapitalizëm në Shqipëri, sfidat e tregut të lirë - Nga tranzicioni, te e ardhmja. Diskutime mbi modelin ekonomik

Nga Diamila Leka

35 vite kapitalizëm në Shqipëri, sfidat e tregut të

Instituti Liberal “Pashko” organizoi forumin për lirinë ekonomike me temë “35-vjetori i kapitalizmit shqiptar: Tregu i lirë përtej krizës”, duke mbledhur ekspertë të ekonomisë, përfaqësues institucionesh dhe akademikë për të reflektuar mbi rrugëtimin e deritanishëm dhe sfidat që priten.

Selami Xhepa President i UET

“Duke parë edhe temën e këtij takimi, mendova që ky është një moment për të bërë nëj reflektim për këtë 35 vjeçar të tranzicionit të Shqipërisë dhe disa nga pikat që unë kam për të trajtuar sot, është se nga e nisëm ne tranzicionin, së dyti se cilat ishin paradigmat nga ku u mbështet tranzicioni në Shqipëri, së treti një reflektim se çfarë shkoi gabim, dhe ndryshimet e sotme gjeopolitike, dhe nevoja për të ndërtuar një paradigm të re.”

Përtej analizës së së kaluarës, diskutimet u fokusuan edhe tek sfidat konkrete të së ardhmes, veçanërisht në forcimin e institucioneve dhe zhvillimin e tregjeve financiare.

Altin Tanku- Drejtor i Departamentit të Kërkimit në Bankën e Shqipërisë

“Duke qenë përballë sfidave, në 10 vitet e ardhshme, ne e shikojmë që duhet të fokusohemi në 3 drejtime kryesore. Drejtimi i parë është ruajtja e kredibilitetit. Duhet të thellojmë dhe zhvillojmë tregjet financiare, të rrisim edukimin financiar. Dhe duhet të rrisim qëndrueshmërinë e sistemeve financiare dhe të pagesave.”

Ndërkohë, përfaqësues të qeverisë theksuan se ekonomia shqiptare ndodhet në një fazë delikate, mes përpjekjeve për formalizim dhe sfidave që vijnë nga informaliteti.

Enkelejd Musabelliu Zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

“Biznesi dhe kapitalizmi shqiptar ndodhet aktualisht në këtë udëhkryq. Nga njëra anë është duke u zhvilluar dalëngadalë dhe me tentative për t’u ndërkombëtarizuar, nga ana tjetër luhatet mes formalizimit dhe dhe informalitetit. Duke ngatërruar kostot dhe përfitimet që vijnë nga secila prej tyre.”

Ekspertët ndërkombëtarë vlerësuan se hapja më e madhe ndaj tregjeve dhe rritja e lirisë ekonomike mbeten thelbësore për rritjen e qëndrueshme.

Christopher Lingle – Instituti Amerikan për Kërkime Ekonomike

“Nëse duam një rrugë drejt prosperitetit, mendoj se duhet ta hapim ekonominë ndaj tregjeve. Dhe realisht, kjo kërkon liri të gjerë që jut ë zgjidhni se çfarë dëshironi të provoni t’u ofroni njerëzve të tjerë, për të zbuluar nëse ata e vlerësojnë atë. Sepse tregjet kanë të bëjnë me zbulimin e vlerës.”

Forumi solli në vëmendje nevojën për reforma të mëtejshme strukturore dhe për një model të ri zhvillimi, në një kohë kur ekonomia shqiptare përballet me sfida të reja në një realitet global gjithnjë e më kompleks.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat