Rrjeti 5G, së shpejti një realitet në gjithë Shqipërinë/ Me lirimin e brezit të frekuencave 700 MHz, i hapet rruga zbatimit të kësaj teknologjie
I është hapur rruga zbatimit të rrjetit 5G përmes lirimit të frekuencave të digital dividentit dy (DD2), ku përfshihet brezi i frekuencave nga 694 MHz në 790 MHz. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar për konsultim publik një projektligj, i cili synon të sigurojë vazhdimësinë e shërbimeve të medias audiovizive pas lirimit të brezit të frekuencave 700 MHz nga ana e tyre.
Duke qenë se brezi 700 MHz është aktualisht në përdorim nga mediat audiovizive, këto të fundit do të kenë kompensim financiar të pjesshëm të kostove që shkakton procesi i lirimit të brezit 700 MHz, me qëllim që të sigurohet vazhdimësia e marrjes nga publiku të të gjitha programeve televizive që transmetohen nëpërmjet rrjeteve tokësore, pas lirimit të brezit 700 MHz.
Brezat kryesorë të frekuencave 5G janë brezi 700 MHz, brezi 3400-3800 MHz dhe brezi 26 GHz.
Brezi 700 MHz, teknikisht është brezi më i mirë i frekuencave për ndërtimin e rrjeteve 5G, veçanërisht për shkak se frekuencat e këtij brezi realizojnë mbulim shumë të mirë me një numër të caktuar stacionesh (antenash). Ky brez frekuencash do të jepet në përdorim për operatorët celularë.
Rreth 5.1 milion euro do të jenë shpenzimet buxhetore për lirimin e tyre, të cilat do të kompensohen nga të ardhurat që do fitohen nga dhënia në përdorim e frekuencave për operatorët celularë. Procesi parashikon të ketë rritje të të ardhurave në buxhetin e shtetit, pasi lidhet me lirimin e brezit të rëndësishëm të frekuencave të DD2, si dhe licensimin e frekuencave të tjera të lira dhe që janë caktuar për përdorim për rrjetet 5G.
Lirimi i frekuencave vjen gjithashtu si kërkesë e Bashkimit Evropian, e përcaktuar në dokumentin e pozicionit të përbashkët negociues për Grupkapitullin e tretë, në lidhje me kërkesat për Kapitullin 10, “Transformimi Digjital dhe Media”. Me këtë zgjidhet edhe problemi i interferencave me vendet fqinje.
Në teori, 5G ofron një shpejtësi mesatare prej 10 Gbps, që është më shumë se 100 herë më e shpejtë se teknologjia aktuale 4G.

Trump në Londër, Britani-SHBA 42 mld USD marrëveshje/ Partneriteti përfshin investime në sektorin e teknologjisë, energjisë bërthamore
Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje teknologjike për të forcuar lidhjet në fushat e inteligjencës artificiale,......

BE, 17 mld euro për bizneset e vogla, të mesme/ Nisma synon të përmirësojë eficiencën e energisë
Komisioni Evropian dhe Grupi i Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) kanë nisur një iniciativë financimi me vlerë 17.5 miliardë euro. Sipas Komisionit, më......

Arsimi profesional dual po zgjerohet/ Ministri Gonxhja: 16 shkolla profesionale, 7 degë të reja
Në vitin shkollor 2025- 2026, Arsimi Profesional Dual në Shqipëri po bën një hap të rëndësishëm, duke zgjeruar ndjeshëm rrjetin e shkollave dhe degëve që......

Edi Rama me kreun e NATO-s: Po rilindim industrinë ushtarake, Rutte: Shqipëria aleat i fortë
Kryeministri Edi Rama u takua këtë të mërkurë në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Takimi u zhvillua në selinë e Aleancës së......

Siguria dhe mbrojtja, kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, takohet ditën e sotme në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Takimi mbahet në selinë e NATO-s......

Presidenti Trump vizitë në Britaninë e Madhe, ekonomia tema kryesore e bisedimeve
Presidenti i SHBA-së Donald Trump të martën në mbrëmje mbërriti për një vizitë shtetërore në Britaninë e Madhe. Në program: Bisedime me mbretin Charles III......

Rama në “laboratorin e Evropës”: Sfida e sotme është të forcojmë urat, jo ndarjet
Kryeministri Edi Rama u ndal sot në Kolegjin e Evropës në Bruzh, ku gjatë fjalës së tij pranoi se kishte pasur një hezitim për të ardhur. Ai e shpjegoi......

Shpenzimet e BE-së në Shqipëri dhe Malin e Zi/ Deputetët kontroll buxhetor në Tiranë e Podgoricë
Një delegacion nga Komisioni për Kontrollin Buxhetor, i udhëhequr nga Kryetari Niclas Herbst, do të vizitojë Shqipërinë dhe Malin e Zi nga 16 deri më 18......