Lajme Postuar më 16 Shtator 2025, 20:15

Rama në “laboratorin e Evropës”: Sfida e sotme është të forcojmë urat, jo ndarjet

Nga SCAN TV
Rama në “laboratorin e Evropës”: Sfida e sotme

 

 

Kryeministri Edi Rama u ndal sot në Kolegjin e Evropës në Bruzh, ku gjatë fjalës së tij pranoi se kishte pasur një hezitim për të ardhur. Ai e shpjegoi këtë me faktin se qëndrimi në Bruzh është më i vështirë sesa në Bruksel, pasi aty je përballë historisë, legjendave dhe “shpirtrave që gjenden në çdo korridor”.

“Nuk është e lehtë të përballesh me këtë atmosferë, por vendosa të jem këtu sepse ky Kolegj nuk është vetëm një qendër e dijes, por një laborator i Evropës. Mendova se Bruzhi nuk është Brukseli, ndaj ja vlen t’u flasësh disa mendjeve ende të lira”, u shpreh Rama.

Duke iu referuar shënimeve të ambasadorit shqiptar në BE, Ferit Hoxha, Rama kujtoi se Bruzhi ka qenë dikur një nyje tregtare e rëndësishme, e quajtur “Venecia e Veriut”. Sot, sipas tij, falë Kolegjit, qyteti është kthyer në një qendër intelektuale të kontinentit.

“Sa herë hyj në këtë derë e ndjej peshën e brezave të udhëheqësve dhe mendimtarëve që kanë dalë prej këtu. Disa nga ju ndoshta një ditë do të bëheni komisionerë, ministra apo kryeministra. Mbase një ditë portretet tuaja do të varen në këto mure. Shpresoj të mbani gjallë frymën evropiane”, u shpreh ai.

Rama nënvizoi edhe vështirësinë që, në kohë krizash, fryma e unitetit evropian shpesh cenohet. “Në momente të tilla duket më e thjeshtë të numërosh kufijtë që ndajnë vendet, sesa urat që i lidhin”, theksoi ai.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat