“Energjia, kapitulli më i avancuar i Shqipërisë me BE”/ Alia: Grupkapitulli 4 më pak voluminoz, por më shumë teknik
Sa më shumë grupkapituj hapen me Bashkimin Evropian, aq më shumë shtohet edhe puna e Shqipërisë për të përafruar legjislacionin e saj me atë të Unionit, zbatimin në praktikë të këtij legjislacioni dhe arritjen e standardeve që kërkon familja evropiane.
Sipas Ekspertes së Integrimit, Lorela Alia, në këtë grupkapitull, Shqipëria ka përparim më të dukshem në sektorin e energjisë, ndërsa ka një përgatitje të ulët në 3 kapitujt e tjerë që lidhen me transportin, mjedisin dhe rrjetet transevropiane.
“Kapitulli mbi energjinë është kapituli më i avancuar ku edhe sipas Komisionit Europian tregon që Shqipëria ka një përgatitje mesatare dhe merr notën 3.5 nga 5, ndërkohë që 3 kapitujt e tjerë të cilët lidhen me transportin, mjedisin dhe rrjetin transevropian, Shqipëria ka një farë përgatitje dhe merr notën 2 nga 5, gjithashtu për sa i përket periudhës kohore 2020-2024, Shqipëria ka pasur një progres të kufizuar dhe ky progres i kufizuar në qoftë se do vazhdojë në ritme të njëjta edhe në vazhdimësi do të jetë një sfidë shumë e madhe për ta përmbyllur këtë grupkapitull në vitin 2027, siç është edhe objektivi i qeverisë shqiptare”, u shpreh Alia.
Megjithatë, ky grupkapitull, ashtu si shumë të tjerë ka disa sfida të cilat në këtë rast lidhen me mjedisin, si mostrajtimin e mbetjeve dhe zonat e mbrojtura.
“Sfida më e madhe do të jetë përafrimi me standardet e Bashkimit Evropian. Dhe sigurisht ky përafrim me standartet e Bashkimit Evropian, kërkon miliarda euro investime dhe sigurisht ekspertizë të lartë për këtë grupkapitull. Gjithashtu, një sfidë tjetër në lidhje me këtë grupkapitull ka të bëjë edhe me përthithjen, aftësinë tonë në fakt për të përthithur fonde nga Bashkimi Evropian për projekte që lidhen me këtë grupkapitull”, tha ajo.
Sipas Ekspertes, megjithëse ky grupkapitull është më pak voluminoz se shumica e grupkapitujve të tjerë, sërish ai mbetet shumë teknik dhe do të kërkojë afate më të gjata për mbylljen e tij.

Forcohet pozita e gruas shqiptare në politikë dhe diplomaci/ Rritje graduale e përfaqësimit në institucionet dhe sektorë kyç
Roli i gruas shqiptare në jetën politike, ekonomike dhe shoqërore po merr përmasa gjithnjë e më të dukshme, duke treguar një rritje graduale të përfaqësimit......

Shqiptarët konsumuan dyfish më shumë pije të gazuara/ Në 7 muaj importet e tyre arritën në 42.4 mijë tonë ose 4 miliardë lekë
Shifrat e fundit mbi importin e pijeve të gazuara tregojnë një transformim të shpejtë në zakonet e konsumit të shqiptarëve. “Scan Intel” ka siguruar shifrat......

Greqia, e treta më e varfër në BE/ 14% e popullsisë jeton në kushte të privimit material dhe social
Sipas shifrave të Eurostat, Greqia regjistroi përqindjen e tretë më të lartë të popullsisë (14%) që jeton në një gjendje të thellë privimi material dhe......

Kuvendi miraton përbërjen e re/ Formohet Këshilli I Mandatve dhe Imunitetit dhe Këshilli I Legjislacionit
Në seancën e parë plenare të kësaj së marte, Kuvendi ka zyrtarizuar përbërjen e re të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, si dhe të......

Sondazhi, shqiptarët duan siguri, mbështetje e fortë për NATO-n/ 69% e qytetarëve tanë janë për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje
Në sondazhin më të fundit të NATO-s për vitin 2025, realizuar në të 32 vendet anëtare të Aleancës, qytetarët shqiptarë kanë rezultuar ndër popujt më......

Rruga Kthesa e Patosit – Fratar/ Balluku: Punimet kanë arritur në masën 40%, lehtësim për lëvizjen
Punimet në segmentin Kthesa e Patosit – Fratar kanë arritur në masën 40% dhe aktualisht po vijohet me ndërtimin e veprave të artit, skarifikimin e asfaltit......

BE shqyrton sanksione të reja kundër Rusisë/ Trump u kërkon aleatëve të mos blejnë naftën ruse
Komisioni Evropian do t’u paraqesë 27 vendeve anëtare të BE-së një propozim për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë, me qëllim rritjen e trysnisë mbi......

Seanca plenare e Kuvendit, ja emrat e propozuar për Këshillin e Mandateve dhe atë të Legjislacionit
Kuvendi zhvillon sot dy seanca plenare. E para që nisi në orën 10:00, po diskuton projektvendimi për zgjedhjen e zëvendës kryetarëve të Kuvendit,......